George Clooney: Refuzova 35 milionë dollarë, për një ditë pune

4 Dhjetor 2021, 21:50Lifestyle TEMA

Ylli i Hollywoodit, George Clooney, ka thënë se i janë ofruar 35 milionë dollarë për një ditë të vetme pune, por që i refuzoi.

Clooney ka sqaruar se oferta ishte që të bënte një reklamë për një kompani fluturimesh, por pasi kishte folur për këtë me bashkëshorten, avokaten e të drejtave të njeriut, Amal, ai kishte vendosur të mos e bënte.

“Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë punë për një reklamë ajrore, por fola me Amal për këtë dhe vendosëm që nuk ia vlente”, ka thënë Clooney. “Ishte i lidhur me një vend që, megjithëse është aleat, është herë pas here i dyshimtë”, ka shtuar ai.

Pavarësisht se refuzoi këtë, ai ka fituar më shumë se 30 milionë paund për të promovuar kafenë Nespresso.

Clooney, i cili festoi ditëlindjen e tij të 60-të në maj, u martua me Amal në vitin 2014 dhe ata kanë dy fëmijë, binjakët Ella dhe Alexander, të lindur në qershor 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje