Pas lajmit të ndarjes së Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, flet e bija: Për fundvit, familja do të mblidhet bashkë

4 Dhjetor 2021, 12:30Lifestyle TEMA
Pas lajmit të ndarjes së Mira Konçit dhe Shpëtim

Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, Era Saraçi, ishte pasditen e kësaj të premte në një lidhje “live” në programin “Ftesë në 5”.

Ajo foli për jetën e saj në Amerikë, përditshmërinë, punën, por edhe pasionin dhe projektet që ka me muzikën. E pyetur për jetën private dhe për dashurinë, Era la të kuptohet që është e lumtur, pa dashur të zbulojë më shumë detaje.

Sa u përket planeve familjare për fundvit, ajo tha se po planifikojnë që e gjithë familja të mblidhet bashkë.

“Po, do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”, tha ajo.

Kujtojmë që kjo dalje e saj vjen pak kohë pas lajmit se prindërit e saj, Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi, i kanë dhënë fund martesës shumëvjeçare.

5 komente në “Pas lajmit të ndarjes së Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, flet e bija: Për fundvit, familja do të mblidhet bashkë”

  1. 1 says:

    Ja dhe nje lajm qe na gezon e nna ben ta shofim te ardhmen me optimizem

  2. Altini says:

    Shega eshte goxha pele. E kujt i plasi se cdo bejene ata?

  3. Tirona says:

    Teknollogia ka bere qe cdo lloj pune te menaxhohet dhe te drejtohet me sukses jo vetem nga zyrat por edhe nga shtepia. Shpresoj se kompozitori Saraci ta transferoje studion atje ku jeton dhe punon familja e tij dhe te bashkohet me familjen se kete ndarje e perjetojne me shume dhimbje femijet e tij…..
    Familja eshte thesari qe na mbush zemren me dashuri dhe te qeshura . Sebashku per gjithmone familja te qendroje …. Afrohen me dashuri dhe kohe ?‍❤️‍??‍?‍?‍?

  4. Vranakonti says:

    Bravo i qofte Vajzes qe kerkon te bashkoi prinderit e saj.Eshte merite e kesaj femije qe ka si vizion pozitiv ne familje.Por ndoshta nuk i ngja semes,se Mira eshte ca bishteperdredhur.Shpetimi eshte nje jeri i edukuar i sjellshem,bujar dhe i dashur ne shoqeri,besoj edhe ne familje..Muzikant i talentuar.Deshira e jone si fansa qe jemi,na e do qejfi te behet ajo qe thot vajza,te fesojne se bashku dhe te jetojne se bashku.

  5. REALISTI says:

    Te dy jane persona publike te artit qe kane dhene art te bukur .Vete lidhja e tyre ka qene interesante , te dy ne skene .Normale kur meson edhe gjera te mira nga jeta e tyre private

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje