Një mace e adhurueshme që duket njësoj si “Maçoku me çizme” nga Shreku, po bën namin në internet dhe njerëzit pyesin pronarin e saj se çfarë i jep të hajë.
Pisco është një flokë shkurtër britanike e artë dhe kur lyp ushqim, me putrat e ngritura, ka më shumë se një ngjashmëri me macen e animuar e dubluar nga Antonio Banderas.
Pronari i tij ka krijuar një profil në Instagram për macen e adhurueshme dhe së shpejti fansat u vërshuan – dhe tani Pisco ka mbi 614,000 ndjekës, siç raporton Metro.
Këto ditë, macja e famshme jeton një jetë luksoze në Nju Jork.
Pronari i Pisco-s tha: ” Ishte shumë i turpshëm dhe nuk do të donte që ne ta mbanim apo ta preknim fare. Shumë shpejt ai u bë shumë më i sigurt dhe filloi të bëhej kurioz.
Faqja në Instagram e Pisco-s është e mbushur me foto të maces së artë me sytë e tij tepër të rrumbullakët, duke u dukur më i adhurueshëm në çdo foto.