Pas disa akuzave në drejtim të Mulit, se po bëhet “Arkani i Doktorit”, Muli u shqetësua seriozisht.
Në fillim shqetësimin e paraqiti tek grupi i transportit të “Foltores”, d.m.th ata që mbajnë skelat, foninë dhe pankartat.
-Po ça ka për të shqetësuar o shef,- tha Balliu Junor!
Arkani qe figurë e madhe, patriot serb.
Ai qe ushtar i Miloshevicit.
D.m.th në këtë pikë, ty të kanë bë nder, se ai ka qenë besnik, jo besëprerë.
-Jo mo se kam aty, është tjetër kund kunja,- tha Muli.
Se kuptoni ju.
-Pastaj u qau hallin, mendimtarëve të “Foltores”.
-Po mos vrit mendje o burrë, i tha Albana.
Arkani në fund të fundit burrë i fortë ka qenë.
Ka luftuar për komandantin e vet.
-E kam tjetër kund hallin, tha Muli i shqetësuar përsëri.
Më në fund vendosi t’i hapë zemrën Ervis Kokapalarit.
-Më ka shqetësuar ky deputeti i PD që më quan Arkani i Doktorit, i tha Muli.
Ça të bëjmë ndonjë gjë?
-A.. ju nou, unë nuk e di egzaktli kush është Arkani, por është shumë fani kur e dëgjoj.
Madje jo vetëm unë, por dhe Floriana është shumë e lumtur.
Ajo thotë shpesh, unë jam si Ceca.
Ju nou..unë nuk e di kush është Ceca e kush është Arkani, po ju shkoni shumë si mbështetës të Doktorit.
-Po këtu e kam hallin, tha Muli i shqetësuar.
Po ti nuk e kuptoke ça të them unë.
Shume shpejt Arkani i doktorit apo komandanti i naziskineve te Mamurrasit qe dogji deren e kryeministrise me molotov gjate pordhestave te opozites rrugore Muli horri do behet dhe me sekretare qe mendohet te jete kengetarja tallava , ish drejtoresha e kultures ne kabinetin e Arkanit te doktorit, qe i bente fresk ne pushimin e drekes kur ishte minister i Vicidolit.