I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Eskobar, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën që vjen.
Zyrtarisht nuk ka ende konfirmim për agjendën, por burime pohojnë se pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.
Ai e viziton Shqipërinë në mes te debatit që ka përfshirë lidershipin aktual të PD dhe ish kryetarin e saj Sali Berisha, i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit. Zoti Escbar në një reagim tijin pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.
Nuk dihet ende me siguri nëse vizita e tij në vendet e Ballkanit perëndimor do të pasohet me masa të reja për Shqipërinë apo për vende të tjera të rajonit.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të zi.
Merrni me vete nje kopace, z. Escobar, per te dhjerin SPAK qe nuk punon aspak.
Escobari vjen tu heqi skalpin horrave te ballkanit. I njeh mire keta legena qe vetem prapsira bejne.