Spahiu ironizon ministrat shqiptarë: Jetojnë tek Blloku, nuk e ndajnë makinën nga b****! U vjen turp t’i shohë populli duke ecur në këmbë

5 Dhjetor 2021, 12:10Politika TEMA

Kreshnik Spahiu ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale politikanët shqiptarë.

Teksa ka publikuar fotot e 4 ministrave gjermanë që shkojnë në punë me biçikletë, Spahiu shkruan se politikanët shqiptar që jetojnë 2 minuta larg ministrive të tyre e kanë për turp që populli t’i shikojë duke ecur në këmbë.

“Mirmëngjes: Këta 4 janë ministra. Nuk kanë dalë për sport por çdo mëngjes shkojnë në punë. Temperaturat s’janë si në Shqipëri, por shpesh borë, shi dhe -5 gradë.

Ata banojnë së paku 10-20 km larg zyrës. Ministrat shqiptarë jetojnë tek Blloku, 2 minuta larg ministrive dhe nuk e ndajnë makinën nga b****. U vjen turp ti shikojë populli duke ecur në këmbë.”, shkruan Spahiu.

4 komente në “Spahiu ironizon ministrat shqiptarë: Jetojnë tek Blloku, nuk e ndajnë makinën nga b****! U vjen turp t’i shohë populli duke ecur në këmbë”

  1. Lymi Tutit says:

    Shume e drejte ! Ne kete aspekt,menyra e “bashkejeteses” me publikun,le shume per te desheruar.Uroj ta lexojne dhe reflektojne ! Lymi Tutit

    1. ben. says:

      Nik sores ,nuk i paska vjatur pjesa mujore nga rilindja.
      O sora
      Pershembull ,problem eshte qe nuk shkojne me biciklete ne pune ,dhe nuk eshte problem qe 1 km rruge ne shqiperi kushton me shume se ne gjermani??????????
      Keta legenet e rilindjes jane te gjithe njelloj.

    2. Demir hunderi says:

      Shoqja elisa spiropali nuk leviz dot pa makine.deren ja hap bodigardi zonje e madhe.

  2. Ema says:

    Kur flet dhe ky mega i korruptuari insistemitbte drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje