Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, thotë se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Kryedemokratit Lulzim Basha.
Në një intervistë për Ora News, deputeti thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.
Oerd Bylykbashi: Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve.
Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.
Si ta kuptojmë shqipen si gjuhë të shkruar , e si interpretim anasjelltas . Pra, Rama i ka vjedhur votat, po fajin e ka Basha që ka humbur zgjedhjet. . Bylyku ka qenë aty, në çdo moment, në çdo takim, në çdo aprovim. Tani thotë se Basha ka bërë gabime. Ja ta besojmë (?) . Po ku ishe deri dje o faqe petull? A nuk ishe ky që shkonte në takime me Tit Vasilin? Apo e bëtë, dhe hajt te lëmë kopilin në derë. Për këtë palluqen Saliu është babai shpirtëror. Ik o pleh se ju hani në 20 sahane .
O zot, çfare politikanesh ka PD-ja, Shqipnia.Palaço,palaço,palaço nga i pari tek i fundit.
Kush e dërrmoi partinë?
Kush u prishi me ndërkombëtarët?
Lulëzimi duhet të falenderohet publikisht sepse “vrau “krokodilin Berisha!
Ajo që po bëni ju sot,është shkatërrimi juaj,por nuk e kuptoni dot!
Flasim në janar!
Parti e degjenerume! Jane nje tufe horrash hipokrit qe ne mengjes flasin ndryshe e ne dreke ndryshe. Parti me njerez te vegjel meskin e pa piken e kapacitetit intelektual. E te mendosh qe shqiptaret kane votuar per keta fare burrash e grash. Njerez refuzoheni berishizmin!