Nga Roland Bejko
Ata djemtë shkojnë në xhami thjesht për qejfin dhe shpirtin e tyre. Falen çdo të premte. Nuk bezdisin askënd. Edhe pse mbi supet e tyre nuk kanë asnjë akuzë apo mëkat nga ato të tipit “korrupsion i qënësishëm, pengim të demokracisë apo favorizim të familjes dhe aleatëve të vet politikë me benefite pushteti”, sepse asnjë ditë nuk kanë qenë në qeverisje para 2013, ata prap falen. I falen zotit, jo idhujve të remë komunistë e paganë që konkurojnë zotat.
Ata nuk kanë mankthe nga e kaluara e tyre. Gjumin e bëjnë të qetë sepse mbi supet e tyre nuk kanë asnjë akuzë për abuzim me fondet publike, as para të futura në perandoritë e oligarkëve, as bashkëpunim me krimin e organizuar.
Ata jetojnë në mënyrë modeste, shumica në shtëpi me qera, dhe prap janë të lumtur. Janë të lumtur se në faqet e murreve të shtëpive të tyre modeste, kanë bibliotekë, kanë libra, kanë mend, kanë kulturë.
Ndaj ata shkojnë në kisha dhe xhami e falen. Falen çdo të premte, dhe pesë herë në ditë kur munden. Kur falen, ashtu pa zë, falenderojnë zotin që i ka bërë kaq të mirë. Falenderojnë zotin që u ka dhënë paqe shpirtërore, mirësi dhe vullnet për dije. Vullnet për dije, jo vullnet të sëmurë për pushtet.
Falenderojnë zotin që u ka dhënë mendjen e hajrit. Se tek e fundit nuk i kanë borxh askujt. Gjithçka e kanë nga vetja dhe nga zoti. Ata besojnë në zot, familje, atdhe!
Ata shkojnë në kisha dhe xhami çdo të premte, të qetë. Pa peshën e fajit mbi supe, se të paktën nuk kanë prishur as kisha dhe as xhami siç ata që sot ndjekin pas me ulërima e çkulje flokësh floktoren.
Ata falenderojnë zotin që nuk i bëri bij të revolucionit famëkeq “kulturor” që në emër të emancipimit shoqëror rënuan institucionet e besimit me tritol, kazma e lopata.
Ata falen e do falen, flasin e do flasin, si njerëz të lirë, jo si mercenarë të paguar nën vëzhgimin e syrit të së keqes, sepse ata nuk janë punistë. Ata nuk kanë frikë nga njeri, veç zotit.
Ata e pranojnë të ndryshmin. Për të dobëtin u vjen keq, dhe si besimtarë që janë, duan ta ndihmojnë.
Duan ta ndihmojnë duke i treguar me modesti rrugën e zotit.
Por kur ai nuk i kupton, bën sikur nuk i kupton, dhe i sulmon nisur nga halli që ka, ata thjesht e mëshirojnë dhe vazhdojnë të qetë në rrugën e tyre me buzë në gaz. Të pa shqetësuar, të pa habitur. Ata nuk pyesin “pse” po sulmohen. Ata e dinë përgjigjen. Atë e gjejnë te mësimet e zotit, jo tek ato të Enverit.
Ata do shkojnë parp të premten që vjen në xhami. Do shkojnë të luten për të dobëtin që zoti ta ndihmojë e të mos ndihet i vetmuar edhe kur është i rrethuar nga qindra idhujtarë që e shikojnë si zot. Ata do luten dhe do t’i kërkojnë zotit t’i qetësojë mendjen dhe shpirtin e trazuar se me gjullurdinë që po bën, do marrë në qafë gjithë dynjanë.
Bravo Roland, por Saliu gjithe jeten i eshte falur PPSH-es dhe udheheqesit te saj, Enver Hoxhes,tani kjo monster do me ju shit shqiptareve se medemek permbysi komunizmin.
Në Europën Perëndimore ka shumë nga ata që falen çdo të premte në xhami. Po këta na falen edhe nga pesê herë në ditë. Po janë po ata qê vjedhin, që merren me drogë, qê hidhen në erë për “Allahun” dhe kryejnë edhe dhjetëra veprime të tjera kriminale!
katarakti-ato qe falen ne xhami apo kishe jane injorante, qe jetojne ne shekullin e XXI si ne ate te XV-tin.
Vete nuk besoj ne asnje fe, por respektoj cdo besim te cdokujt qe nuk radikalizohet.
Per shumicen e popujve ne bote, feja eshte ne nje fare menyre identifikimi i tyre, packa se ne te vertete eshte ADN-ja apo kombesia ajo qe percakton se kujt nacioni i perket nje individ i caktuar. Ne te kunderten, per ne shqiptaret, ndjekja e fese islame duhet pare edhe ne aspektin patriotik. Dihet se si u fut feja islame prej pushtuesit otoman ne Shqiperi dhe Bosnje.
Per mua, cdokush qe deklarohet mysliman, nuk ka se si te quhet edhe shqiptar. Te me falin lexuesit e TEMA-s, por shqiptaret e vertete nuk ndjekin fene e pushtuesit. Vetem injorantet e bejne.
Njeriu shkon ne kishe apo ne xhami per t’u falur me qellim t’i kerkoi falje zotit per mekatet qe mund te kete bere,por kure ai nuk ka bere asnje mekate,pse te shkoi ne xhami.? Saliu po, ai duhet te shkoi dhe t’i kerkoi allahut falje per krimet e medha qe ka bere,per duaret e lyera me gjakun e shqipetareve te pafajshem. Por po ndodh krejt e kunderta,Saliu nuk po pranon asnje faj,asnje krim dhe na e quan veten qelibar.Hajde besoi ketij njeriu po deshe. E besojn vetem budallenjet dhe injorantet.
Dmth gjithë ata që shkojnë në xhami janë engjëj!… Na çudite! Edhe Zeni i Saliut shkon në xhami thonë…
O mbret, po merre ti partinë, se ti të paktën s’e ngatërron veten me Zotin.
Roland Bejko e paske bere per vehte kete shkrim me duket!
Mjere vatan i shkret,qelbesh ere sunitesh,shiitesh, tourkotsamides,kosovare e shpellare……
Pa harruar ketu te tredhurit jahova…!
Mjerë Vatani që sunitët edhe pas 500 viteve lejuan qe fara e hafisë si puna jote te mbijetoj, derrë ? ? Janulle .
Bukur Roland. Ne pak rreshta I ke thene te gjitha. Jane ca hale qe kane marre peng shqiperine per 30 vjet dhe nuk e lene te ngreje koke.
Roland: pyetja eshte, a eshte i korruptuar Saliu? A eshte minues i demokracise? A qendrojne akuza e Departamentit te Shtetit? Ketu fol, pa falen apo nuk falen pasuesit e Bashes e denglat e tjera jane nul.
Pyetja tjeter eshte: a duhet te filloje SPAK hetimet per Saliun, apo nuk e bindin akuzat amerikane? Apo kane frike, apo ende urdherohen nga Saliu? Pastaj flasim per xhamine dhe kishen po deshe.
….mjafton te shikosh llumin qe zhgaraviten bulevardit dhe mblidhen me koken poshte e bythen larte si mizat ne letren higjenike.
Ata i luten zotit qe drejtesia te denoje Ata qe kane vjedhur dhe vrare dhe jo ti lere te lire duke bredhur neper foltoret te tipit komunist si dhe te shijone dhe te gezojne gjene e vjedhjur. Ata shkojne ne foltore per tu lutur qe te futen ne burg dhe ti konfiskohet e gjithe pasuria atyre qe kane vjedhur.
Me beri pershtypje analiza qe bene mbreme z. Av. Ngjela dhe analisti Artur Zheji ne nje studio televizive . Duke thene se Berisha e ben kete foltore dhe keto ketcenimet e fundit qe ben per destiabilizuar vendin e ben qe te detyroje SHBA-ne te beje nje kompromis me Berishen dhe ky kopromis te jete qe SHBA ti heqi non-gradat dhe Berisha te largohet nga politika dhe kur moderatorja i pyeti se cfare ndodh nese behet nje kompromis i tille , te dy iu pergjigjen se nga ky kompromis nuk stabilizohet vendi dhe Berisha shkon ne shpi dhe kaq.
Ndersa Une i bej nje pyetje av.Ngjeles dhe analistit Zheji , nese arrihet nje kompromis i tille.do te shkoje para drejtesise Berisha per te gjitha akuzat qe i rendojne mbi kurriz apo do ti bihen keto akuza dhe do te jetoje nje jete te qete dhe normale me parate dhe pronat qe ka vjedhur dhe korrupsionin galopant qe ka bere ai dhe familja e tij kur ky ishte ne pushtet ?.
Prandaj avokat i nderuar dhe Ju analist i nderuar mos aludoni dhe mos u mundoni te mbroni sadopak Berishen, se fati i tij eshte tanime eshte vendosur dhe ai nuk ka fuqi te detyroje SHBA te ndryshoje qendrim ndaj tij, apo ky te destabilizoje vendin…….
Une mendoj se SHBA nuk do te beje kur kompromis me nje njeri qe eshte i akuzuar per korrupsioni, vjedhe per vepra te tjera penale ,nga vendi i tij dhe DASH-i,
Shume mirë Roland! Eshte vertet wetesusse qe shikon edhe zera te tille e jo vetem turma qorre ne PD.
Njeriu shkon ne kishe apo ne xhami per t’u falur me qellim t’i kerkoi falje zotit per mekatet qe mund te kete bere,por kure ai nuk ka bere asnje mekate,pse te shkoi ne xhami.? Saliu po, ai duhet te shkoi dhe t’i kerkoi allahut falje per krimet e medha qe ka bere,per duaret e lyera me gjakun e shqipetareve te pafajshem. Por po ndodh krejt e kunderta,Saliu nuk po pranon asnje faj,asnje krim dhe na e quan veten qelibar.Hajde besoi ketij njeriu po deshe. E besojn vetem budallenjet dhe injorantet.