109 vite nga themelimi i Forcave të Armatosura, Meta: Mirënjohje për çdo grua e burrë që kanë shërbyer në mbrojtje të Atdheut

4 Dhjetor 2021, 13:36Politika TEMA

Këtë 4 Dhjetor bëhen 109 vjet që nga themelimi i Forcave tona të Armatosura.

Presidenti Ilir Meta përmes rrjeteve sociale ka shprehur respektin, falenderimin dhe mirënjohjen më të thellë për burrat dhe gratë në uniformë që këto vite i kanë shërbyer me devotshmëri mbrojtjes së atdheut.

“Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.

I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s. Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me

 

1 komente në “109 vite nga themelimi i Forcave të Armatosura, Meta: Mirënjohje për çdo grua e burrë që kanë shërbyer në mbrojtje të Atdheut”

  1. Open mind says:

    Festojme cdo vit ditlindjen e ushtrise, por ka vdekur me kohe. Ata qyqaret te armatosur vetem me fshesa per te pastruar kontraceptivet e turisteve ne plazhe dhe halete e NATOs, jane qivuri.
    Troc, ” aleatet” na kane droguar dhe paralizuar trurin me propagande, na kane hequr te drejten e ushtrise dhe vetmbrojtjes, bejne me ne cfare te duan. Ne na “armatosin” me show, propagande boshe dhe karremin e integrimit gjysem shekullor qe ska per te ndodhur kurre, nderkohe qe armatosin frikshem Greqine ne kurriz te egzistences se Shqiperise. Neser, ne rast se humbin territore te Greqise ne ndonje konflikt te mundshem me Turqine, gati e kane kompensimin territorial, nga nje popull pa tru, pa koke, pa memorie dhe pa bole, qe jeton me mire si skllav i dikujt.
    Deri kur…
    Nje tjeter fshese historie ti coje perseri ne hale te semes kisha, xhamia, profete bythqira, bajraktare, jashteqitje te politikes, oligarke shushunja, ambasadore padrone.
    Ne historine tone si shtet i pavarur asnjehere me shume se sot nuk kemi pasur nevoje per LIRI.
    Jemi edhe me keq nga cfare ulerinte me vargje Migjeni, 100 vjet me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje