Zgjedhja e anëtarëve të KED, Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi

4 Dhjetor 2021, 11:38Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur shortin që u hodh ditën e djeshme në Presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim shprehet se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë.

“Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara, pavarësisht pengesave, për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

1 komente në “Zgjedhja e anëtarëve të KED, Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi”

  1. taras bulba says:

    U hodh shorti ne Presidence ?? Pse skish vend tjeter ?? Eshte njesoj sikur te theresh nje sheleg dhe ti varesh mulcit ujkut ….shorti ne Presidence ?? Shorti te biznesi i Likes ?? Ajo seshte Presidence . por zyra e Like hajdutit ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje