As 11 dhe as 18 dhjetori, ish-deputeti i PD: Problemet e partisë janë të mëdha, nuk zgjidhen me këto Kuvende

3 Dhjetor 2021, 22:10Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Romeo Gurakuqi tha se ka krijuar përshtypjen në PD prej momentit të djegies së mandateve në shkurt të 2019-s se vendimmarrja në parti nuk ishte e Lulzim Bashës.

“Logjika e veprimeve të tij ishte e kundërt me komunikimin me arsyetimin e tij në prapaskenë dhe me arsyetimin e përgjithshëm.

Është një përshtypje nga larg. Për vendimmarrjet kryesore që kanë ndodhur, përfshirë edhe Kuvendin e fundit, ku asgjë nuk u krye. Problemi themelor që ka PD është me lirinë dhe të vërtetën”, tha ai në Top News.

Ish-deputeti u shpreh se ka një situatë konformizmi brenda partisë, ku të gjithë pajtohen me vendimmarrjen diku tjetër, ku as e shohin dhe as e dinë se ku.

“Ka një situatë konformizmi i përgjithshëm i të gjithë grupit parlamentar për t’u përkulur para një vendimmarrje që merret diku tjetër dhe nuk shihet se ku dhe që lidhet me qëndrimin e një opozite të djathtë në raport me pushtetin”, u shpreh ai.

Gurakuqi tha se problemet e PD janë të mëdha dhe ato nuk i zgjidh as 11 dhjetori dhe as 18 dhjetori. Ai u shpreh se personalisht është për një konventë përbashkuese madhore për demokratët.

2 komente në “As 11 dhe as 18 dhjetori, ish-deputeti i PD: Problemet e partisë janë të mëdha, nuk zgjidhen me këto Kuvende”

  1. shelegura says:

    E NDOQA ME VEMENDJE
    PRO.GURAKUQIN NJE SHKODRAN DINJITOS ME SHUME VLERE POR KETA QE KA PER RETH PD JA JANE ME KRIMIN NJE THENJE E BUKUR
    ( NE FSHATIN E BUDLLNJVE I ZGJUARI I FSHATIT ESHTE BUDALLI ME I MATH )

  2. Kur te bie per pjese .... says:

    Shume e sakte thenia e profesorit .Saliu do te c’beje ate qe ka katranosur vete dhe te dale i lare sikur s’ka bere zullume sepse ashtu i intereson. Demokratet e vertete dhe te ndershem qendrojne larg se nuk dalin dot hapur se i mbyt fryma disa vjecare qe eshte krijuar ne PD dhe si te tille ose kane emigruar , ose shikojne punen e tyre ;Luli i sapo zgjuar ka mbledhur shume gjate gjithe ketyre viteve duke thene mire, mire ,mire Saliut , ka mbajtur rrjeten ne dore dhe ”peshkun ”e ka ngrene PS-ja .Le te shpresojme qe do ndodhe mrekullia dhe problemet e Pd te fillojne te zgjidhen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje