Këtë herë gabove, doktor Kalo

4 Dhjetor 2021, 14:03Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Këto ditë është publikuar një foto që provon se Sali Berisha ka bërë një vizitë në shtëpinë e Enver Hoxhës, në fund të viteve ’70, në Bllok. Ky është një fakt që ne nuk e dinim. Ka pasur disa njerëz që kanë pretenduar se e dinin dhe e kanë bërtitur këtë fakt në mjedisin mediatik shqiptar, por nuk u është kushtuar rëndësi.

I kanë marrë për paranojakë. Vet Sali Berisha e ka përgënjeshtruar në mënyrë kategorike këtë gjë. Ai është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë në shtëpinë e Enver Hoxhës, dhe se nuk e ka takuar kurrë atë.

Faktikisht, unë nuk jam shumë i befasuar nga fakti se ka një kontradiktë midis asaj që u zbulua nëpërmjet kësaj fotoje dhe asaj që ne kemi mësuar nga vetë pohimet e Sali Berishës. Nuk jam i befasuar, sepse unë nuk kapem më në befasi nga gjërat që mund të ketë bërë Berisha, nga ato gjëra mund të bëjë në të ardhshmen, apo nga ato gjëra që bën në përgjithësi. Prandaj, le ta lëmë mënjanë Berishën. Mua më ka zënë në befasi një person tjetër. Quhet Isuf Kalo, dhe është i vetmi që ka bërë një reagim në harkun e njëzet e katër orëve të fundit, pas publikimit të fotografisë, dhe reagimi i tij ishte i ngutshëm, një reagim në të nxehtë, dhe i çuditshëm, pasi ai nuk ka lidhje me këtë histori.

Ai është në foto (është përkrah Berishës), por nuk ka lidhje me publikimin e fotografisë. Publikimi i kësaj të fundit nuk synon të denigrojë doktor Kalon, por të diskretitojë Sali Berishën. Ta diskreditojë jo domosdoshmërisht për faktin se ka qenë në shtëpinë e ish-diktatorit, apo se i ka dhënë dorën atij (kjo nuk është një gjë për t’u mburrur, sidoqoftë), por për një arsye tjetër. Ndonëse ka pasur këtë bagazh politik, ndonëse ka pasur këtë parantezë të një enverizmi të fortë në jetën e Berishës, ai s’e ka pasur për gjë të na bombardojë të gjithëve me idenë se ai vet është antienveristi par excellence. Nuk ka lënë kundërshtar të tij pa e damkosur si enverist.

Nuk ka lënë rast e rrethanë pa e përmendur “Bllokun”, në mënyrë që të denonconte bllokmenët e fëmijët e tyre, që sipas Berishës, janë duke qeverisur Shqipërinë. Ai edhe para tre ditësh, në një tubim që mbajti në vendlindjen e tij, në Tropojë, në kuadër të aksionit të “Foltores”, ka folur me komunitetin tropojan, dhe nuk e ka lënë rastin t’i ikë. Ka folur përsëri kundër enveristëve. Shkak u bë një deputet enverist, socialist (mund të ketë edhe deputetë të tjerë socialistë, të mbërthyer prej nostalgjisë së enverizmit), i cili kishte publikuar një fotografi për t’i bërë homazh Enver Hoxhës.

Doktor Kalo (dua t’ju drejtohem juve me këtë monolog), ju nuk jeni bërë në asnjë rast pjesë e jetës politike të këtij vendi. Ju nuk keni qenë ndonjë veprimtar i ethshëm publik në harkun e tre dekadave të fundit. Me sa duket, që në krye të herës, teksa po përmbysej komunizmi, keni marrë vendimin për të mos u përfshirë në jetën publike shqiptare. Dhe keni marrë vendimin e duhur. Por në një moment të caktuar, ju e bëtë jetën tuaj transparente. Ju publikuat një libër, dhe këtë gjë e bëtë në emër të detyrimit qytetar dhe moral, për të ndriçuar një copëz të historisë, ku ju qëlluat të ishit dëshmitar. Ndërsa kolegu dhe miku juaj, Sali Berisha, ndonëse detyrimin qytetar dhe moral dhe politik, e ka ku e ku më të madh sesa secili prej nesh, nuk e ka bërë këtë gjë.

Mbrojtja që ju, doktor Kalo, i bëtë Sali Berishës, lëre që më la një shije të keqe (dhe besoj se i ka lënë shumë njerëzve shije të keqe), por m’u duk edhe e panevojshme. Sali Berisha nuk ka nevojë për një mbrojtje të tillë, nuk ka nevojë për mbrojtjen tuaj, nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt. Nuk ka nevojë për alibi, sepse shumica e njerëzve në këtë vend – sidomos ata që e mbështesin – nuk u japin peshë fotografive të tilla. Ata nuk i kanë dhënë peshë as fotografive të tjera, të publikuara para disa viteve, ku ne e kemi parë Sali Berishën të pozojë me familjarë të Enver Hoxhës në Pogradec, ku paska qenë rastësisht (unë habitem disi me merakun tuaj për ta bërë këtë lloj saktësimi). Pra, siç e theksova më sipër, mbështetësit e tij (veçanërisht ata që i shkojnë nga pas me “Foltoren”) nuk i japin rëndësi kësaj fotografie. Mes tyre ka edhe që ka qenë antikomunistë në kohët kur Berisha ka qenë enverist. Mes tyre ka edhe njerëz që janë përndjekur e kanë qenë nëpër burgje, në kohën kur Berisha ka qenë në shtëpinë e Enver Hoxhës.

Në fund, doktor Kalo, dëshiroj të kthehem te libri juaj, në të cilin përshkruani jetën në “Bllok” e personazhet e “Bllokut”. Ju merreni gjithashtu edhe me njerëz, që për një arsye, apo për një tjetër, kanë qenë të lidhur me “Bllokun”, siç keni qenë edhe ju, siç ka qenë edhe Sali Berisha. E megjithatë, në atë libër nuk flitet për këtë festë të organizuar nga Liljana Hoxha, me rastin e ditëlindjes së saj (siç na thoni ju), ku keni marrë pjesë ju e Berisha, dhe ku paska qenë rastësisht edhe Enver Hoxha. Është e çuditshme, doktor Kalo, që ju ka shpëtuar ky “detaj”, në një kohë që në libër nuk keni lënë detaj tjetër pa përshkruar. Unë jam i zhgënjyer nga ju, doktor Kalo. Jam i zhgënjyer jo vetëm si lexues i librit tuaj, por edhe për faktin se në momentin kur libri u publikua, unë ju dola në mbrojtje teksa ju akuzonin se në libër pohonit veç fakte e të vërteta të rehatshme, të volitshme, të leverdisshme. Unë mendoja se ata e kishin gabim, por tani kam filluar të mendoj se ata kanë pasur të drejtë.

Për ta mbyllur, doktor Kalo, më vjen në mendje një polemikë që Gjergj Fishta ka pasur në vitin 1932 me Hilë Mosin. Dhe këtë polemikë ai e titullonte në mënyrë telegrafike dhe sintetike “Gabove, Hilë”. Mua në mënyrë të natyrshme më vjen t’ju them: “Gabove, doktor Kalo!”

56 komente në “Këtë herë gabove, doktor Kalo”

  1. Tomorri says:

    E ke gabim Muc,Kalo asnjehere nuk Gabon ne report me Sali krimineli,gjithmon ne keto 30 vet I ka dal ne krah.

    1. Sirriu says:

      Kalo nje pleher enveristo-oportuniste

    2. ben. says:

      Muçoo
      Shpjegimi i Kalos, ishte i vetes se pare dhe shterues, ashtu sic e dine gjithe shqiptaret perfshire edhe ty.
      Sali berisha ishte personalitet ne fushen e mjeksise do apo nuk do ti.
      Sali berisha kurre nuk ka qene mjek i bllokut sepse nuk hynte te njerzit e besuar.
      Sali berisha kishte miqesi me liliana hoxhen se e lidhte puna.
      Interpretimi qe gazetat e sorosit dhe rilindjes bene, detyruan deshmimtarin te reagonte me saktesim.
      Ti muço te gjitha keto i di, por nuk te le legenizmi, vila ne lalez dhe parate e sorosit. Ju jeni te gjithe te kapur, te shitur, dhe si rezultat ju detyrojne te legenoseni si ti muç tani.
      Jeni per te ardhur keq.

      1. Komunistet e fundit te diteve te fundit says:

        benoooo, Muçi eshte duke thene qe kete histori; nuk e ke fut ke libri nderkoghe qe ke futr ne liber njerez e ngjarje me te largeta se Berisha ne lidhje me bllokun. Me i llaf; doktor Kalo beri nje liber te njeanshem per ngjarjet e njerezit e asaj kohe duke i filtruar me rendesine e tyre ne kete kohe.
        Soros apo jo Soros konstatimi i Muçit mbi dyanshmerine e Kalos eshte i drejte. Kjo ishte tema – jo kush eshte Muçi.
        Po Enveristet jane te tere njesoj; edhe kur jane Berishiste, Nanoiste, Ramiste, Metiste; po nuk u fute ne rresht te bejne armik.
        Enverizmi nuk pati vazhdues besnik Ramizin por Saliun.
        Komunistet (berishistet) mendojne se jane te djathe sepse urrejne Ramen.
        Eshte si te mendosh se Rama eshte i djathe se i mori pushtetin Nanos.
        Tru te penguar nga modeli Stalnist qe kane ne gjeneze – urrejtjet e jo idete.

      2. Argiti says:

        Uaa! Të bësh të zezën të bardhë?! Ti qofsh or ti!
        Sa pak dini e sa afër ju shkon shikimi!
        Nuk besoj se e ke lexuar librin, dyshoj dhe shkrimin e Nanos, se po përgjigjesh kuturu!
        Miri

      3. ben, ai i verteti says:

        ben adashi-me vjen keq qe behesh tellalli i Silihut me shprehjet bajate te prodhuara ne batakun e tij per “Sorosin”e te tjera si keto dhe anashkalonin faktin e genjeshtrave te Salihut ne lidhje me te shkuaren e tij enveriste.
        Sa i perket asaj qe thoni ne vazhdim te komentit tuaj kam argumente qe i kundershtojne ato:
        Se pari, Salih Berisha ka qene nje mjek i zoti, por gjithsesi shume larg te qenit nje “personalitet” sic e quani juve. Ne jeten profesionale te nje mjeku ka dy ane, qe jane te pandara per te treguar cilesite e tija apo te sajat, qe jane: 1) aftesia profesionale dhe 2) shpirti i sakrifices ne emer te jetes se pacientit, qe ne gjuhen e popullit quhet edhe njerezilleku. Salihu jot ka patur vetem te paren, te cilen e perdorte per te bere karriere, qe ka qene gjithmone deshira e tij me e madhe, sic e ka provuar ne keto 30 vitet e fundit. Ashtu sic thoni edhe juve, ai nuk ka qene mjek i familjes Hoxha, por ne te njejten kohe ka qene mjeku qe i ka sherbyer pushtetareve me te larte dhe ka kerkuar gjithmone qe te afrohet sa me shume me familjen e diktatorit.
        Se dyti; Revista “Shkenca dhe jeta” nuk ka pasur si objektiv te saje shkencat mjekesore, qe kane qene vetem nje interes periferik i kesaj reviste. Ishte pikerisht deshira e Salihut per tu afruar me familjen e Enverit, qe e bente ate qe ti lepihej cdo personi qe mund ta ndihmonte qe te arrinte qellimin e vet dhe Liljana Hoxha ishte nje femer shume e bukur, por njekohesisht edhe shume e lehte, qe i pelqente ato qe i benin elozhe.
        Se treti; Sa i perket Sorosit, perpiqu qe te kuptosh se nje miljarder si ai, qe i ka bere dhe ben parate duke luajtur ne bursat me te medha te planetit, ka zero interesa ne Shqiperi, pasi vendi yne nuk i jep biznesit te tij asnje lloj perparesie.
        E tere kjo tymnaje qe Salihu perhap, eshte thjesht per ti mbushur mendjen budallenjve qe e ndjekin pas, se ka nje komplot nderkombetar kunder tij. Ai arrin deri aty sa te deklaroje se DASH-i e ka shpallur Person non-grata i influencuar prej Sorosit dhe akoma me qesharake, prej Edi Rames.
        Ai qe e njeh sadopak se si funksionon qeveria amerikane, e di se sa idiotesk eshte nje pretendim i tille. Me Salihun po qeshin edhe lopet dhe jo me njerezit. DASH-i nuk influencohet aspak nga individe te botes se biznesit sic eshte Soros dhe ca me pak nga politikane te shteteve mikroskopike sic eshte Shqiperia. DASH-i i merr informacionet nepermjet CIA-s, rrjetit te inteligjences me te sofistikuar ne botesi dhe nepermjet ambasadave te akredituara ne vendet e huaja. Edhe kalamajte i dine krimet e Salihut, prandaj, nese keni sadopak respekt per veten dhe nuk doni ti jepni kredite atyre qe jane sot ne fuqi ne Shqiperi, te pakten kini miresine te heshtni.

      4. Astrit says:

        Ben , je nje legen i vertete. Je i pacipe qe mundohesh te mbulosh ate mikun me mikun tjeter.

    3. Vranakonti says:

      Doktor Kalo nuk ka gabuar,por e ka dhjere fare.

  2. Simpatizanti says:

    Te lumte Muci !
    Po filloj te ndjej respect per JU .

  3. Eleni Dushi says:

    Bravo Muç !
    Ndoshta tani i kujtohen edhe të tjera bëma e festa Isufit.

  4. vaso says:

    Nuk eshte se ka gabuar dr. Kalo por si gjithmone e tregon veten qe eshte plere…

  5. demokrati says:

    Isuf kalo si pipo kalo, pjesetar te kupolave mafioze qe deri ne vdekje kane kodin e nderit, omertà.

  6. petriti says:

    Ne fakt edhe une jam cuditur me reagimin e shpejte te Doktor Kalos, megjithse edhe ne librin e tij flet vetem fjale te mira per Sali Berishen nuk eshte nevoja qe ta mbroje kaq panevojshem dhe hapur (duket sikur i ka ndonje borxh).
    Gjithmone thuhet qe nje foto flet sa 1000 fjale.

  7. Per korrektese says:

    Respekte per Mustafain.
    E ka qelluar kete shkrim. Jam shume i sigurtë,qe sapo ka dale fotoja, Doktor Kalo ka marre nje telefonate: “Dil dhe pergenjeshtroje ate foto.”
    Isuf Kalo nuk kishte asnje te dilte si sqarues, perveçse dikush i kerkoi nje “favor”.

  8. Boston says:

    Shume e vertete. Dhe mua me la shije te hidhur shkrimi I Kalos. Momenti shume here tregon tipin e personit……..

  9. Ms says:

    Komunistet grusht bashkuar! Bukur ia palove Muç!

  10. Mal Cori says:

    Po ku ke mjek te përgjegjshëm, o Muç. Asnjë mjek nuk preket, apo vritet në koshiencën e tij.
    Ja edhe Kalo. Hipokrizi e shpifur, e cila e zvogëlon figurën e tij si njeri e pastaj edhe si mjek.
    Kush e detyroi Kalon të bënte spjegime? Mos vallë vet Berisha.
    Ju Muç thoni, gabove doktor Kalo, sepse nuk doni të thoni, ashtu si vërtet duhet thënë: – E dhjeve Isuf….

  11. isuf kallo says:

    nuk ka gabuar, e ka dhjere fra, fare. e trgoi vehten si servil i enverit. edhe mua me pelqeu shume libri i isufit, por tan ai liber nuk eshte per bllokun por eshte per” bablokun” enverin e isufit. isuf kolo ngordhi si intelektual u ngrit ne piedestal si servil. na rrofsh bythen isuf kalo, ne te semes isuf kalo

  12. Xoni says:

    N.q.s Berisha do e pranonte vertetesine e fotos do ishte normale qe ai si komunist dhe si dr.te kishte qene I pranishem aty….por mohimi nga ana e tij tregon qe eshte genjeshtar dhe e kaluara dhe e tashmja I tij eshte plot mistere.Dr.Kalo ka tentuar ta mbroje me lezet sepse ndoshta e ka frike….dhe ska faj.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Xoni , kush te tha ty qe Berisha nuk e pranon vertetesine e fotos ? Nuk e ka mohuar askush foton deri tani , madje dr. Kalo i ve vulen vertetesise te saj .

      1. Mario says:

        Po, ai e vertetoi foton, por u mundua ti bente justifikim Saliut per ndodhjen e tij ne shtepine e Enverit dhe ne prani te tij.

      2. Te pabeset says:

        Si gjithmone injorant dhe te pabese. Maskarenj dhe te ndyre. Keta jane antikomunistat, qe duan te mbaj e te ndrydhur popullin shqiptar dhe mire tua bejne.

  13. Populli says:

    Muçi, edhe ti gabon duke i thënë doktor Kalos “Gabove Doktor Kalo”.
    Doktor Kalo nuk ka gabuar.
    Besoj se tërë libri i Kalos është një vello e bukur për të mbuluar njëmijë e një bëma të tjera jo shumë të bukura të të gjithë doktorëve të atij Blloku.

  14. Lumi says:

    Nderhyrja e Kalos ishte krejt e panevojshme. Mu duk si nje lloj servilizmi dhe mungese personaliteti. Pse e beri? Ai e di, ta sqaroje publikun.

  15. Lanabregesi says:

    Isuf Kalo ketu na cfaqet si pastrues i mutrave te Saliut, detyre qe po e kryen ne keto 30 vjet,bravo Cufe, pastroja mire sumen Sali hales.

  16. Rizi says:

    E dhjeve Isuf”” me pelqevi shume kjo

  17. Mario says:

    Shume e drejte. Edhe mua me la nje shije te keqe mbrojtja dhe justifikimi qe i jepte Kalo, Berishes. Mu duk madje teper grotekse. Nje shkrim teper i qelluar.

  18. Torino says:

    Kete here jam me ty Muc!E gjitha e sakte.

  19. Albann says:

    Yes,e cori masken e te qenit neutral,i paanshem.,por e beri ne kushtet kur u vu perballe Berishesdhe hakmarjes se tij….Kush e zbuloi fotografine??? Ku do futesh?

  20. vertino says:

    O Muc Nano je vertet njeri i vetvehtes.Nuk intimidohesh nga askush dhe per kete te pergezoj.
    Per mendimin tim ky doktor Kalo eshte nje superhipokrit.
    Ai mohon vetvehten dhe na hiqet si demokrat dhe “Asnjeanes”,por ne fakt eshte nje person tipik mashtrues per interesat e veta qe ai dhe “doktor mortja”i dine me mire.
    Sa per dijenine tuaj i dashur Muc une kam qene student(me uniforme ushtarake) ne USHT.Tirane ne vitet 1968-1973.
    Me kotohetj kur kaloja para selise te KQ.PPSH ne mengjes rreth ore 09:00 dhe shikoja E.Hoxhen qe shkonte ne kembe ne zyren e tij me pershendeste dhe sigurisht per mua ishte nje ndjenje respekti ndoshta jo ndaj meje por per uniformen ushtarake qe une kisha.
    Per dijenine tuaj jam shoku i ngushte i te ndjerit G.L .
    Te pershendes nga USA.

  21. Haka Tekizoti says:

    Nuk ka asgjë të çuditshme në reagimin e Kalos. Them se para gjithë të tjerëve Muçi duhet ta dijë edhe pa e mbrojtur Kaloja në këtë rast Berishën, se të gjithë ata që japin qoftê edhe një shenjë të zbehtë në mbrojtje të atij njeriu në thelb të qenies së tyre janë si ai. Ata nuk mund të jenë as të gënjyer, as naivë, as ndonjë biçim idealistësh, siç i quajnë shpesh rrumbullakosësit. Sali Berisha ka bërë aq krime dhe vepra antishqiptare sa s’lë shteg shfajësimi për asnjë mbështetës apo adhurues të tij. Ndjekësit e tij janë si ai.

  22. Tirona says:

    Nuk e kuptoj se si disa njerez te shkolluar e marin dhe i lexojne botimet e pensionistave qe nuk kane asnje vlere per shoqerine si pershembull ky libri i ketij pensionisti. jam i bindur qe Nano mbasi e ka lexuar kete liber pa vlere, e ka vendosur ne banjo per ta perdorur per te fshire …… kur i mungojne letrat higjenike

  23. Nurenbergu says:

    Atehere nxherrja te treg e kujtimeve te Kalos nga aktiviteti ne sherbim te Enver Hoxhes , nxori perpara publikut te aresyeshem se misioni i vertet ishte te shperqendronte lexuesit duke mos permendur ne asnje rrast prezencen e herepashershme te Berishes pran famijles Hoxha .Ky veprim ne sherbim si mburoje e planeve te Berishes ne cka po bene , eshte po kaq kriminal nga Kalo si pjese e aktivitetit te tyre te dyfisht pran Familjes Hoxha por dhe te tjere .Kompliment z.Nano qe i bete te qarte publikut

  24. Vjosana says:

    Z.Mustafa, ju pergezoj sinqerisht per shkrimin tuaj. Si gjithnje te kam admiruar dhe te admiroj si gazetar i mprehte, pa paragjykime, pavaresisht kujt i adresohet kritika. I hapur, pa doreza.
    Sa per dr. Kalon pjesorja gabuar nuk eshte ne vendin e vet. Ajo duhet zevendesuar me: je fajtor z. Kalo. Gjithmone me kane habitur medyshjet e tij dhe menyra e mosekspozimit real te z.Berisha, e mbulimit te gjithckaje qe lidhet me prapesite e tij. Fatkeqesi. Pershtypja qe ka lene dr.Kalo me kete te fundit eshte teper e hidhur, duke zbuluar karakterin e tij. E dhimshme nderkohe.
    Edhe nje here falenderime z.Nano

  25. Varja says:

    Cuf Kali ! Hesapi!
    Cfare pret prej tij!
    Ne nje organizate Paftie me SB. U be i famshem me nje pacient: EH.
    S’kam degju qe te kete pasur patient te thjeshte! Sala te pakten ka pas Husniun, por edhe njerez te thjeshte!
    E kasne njof si kirurg zemre te zotin! Kurse Jusuf Ko rrezik s’ka bere asgje Vemendje vetem per zotin komrad EH.
    Mustafa ke te drejte! Te gjithe lexuesit e thjeshte, pervec foltoristeve populist, e kanee kuptuar mire kete gomardare per Non-grata!

  26. Sul Koburja says:

    E hidhur, Shqiperia vazhdon te vuaje nga
    mbetjet e komunizmit qe nuk po e lejojnë frymëmarrjen e lirisë.Tmerr kur e mendon se ka 30 vjet kjo situatë.

  27. Ylli says:

    Muco , ju kujtoni se eshte rastesi ky shkrim i I. Kalos pa kaluar 24 ore nga botimi i fotografise.
    Nisur nga shkrimet tuaja mendoj se e njifni mire S. Berishen. Nuk te shkon per nje cast ne mendje qe eshte shkrim i porositur. Ketu muk behet fjale edhte takim i rastesishem por ketu behet fjale te licenca qe ka pasur ky per te hyre ne bllok. Dhe ju e dini qe po te mos plotesoje disa kushte nuk kishte burre nene qe te hyje ne bllok. Por mbi te gjitha Sala nuk e pranon qe te kete takuar Enverin ky eshte problemi i ketij antikomunisti te terbuar

  28. Korabi says:

    Nuk shkojne bashke, edhe sherbyes i kriminelit Enver Hoxha, edhe dinjitoz,ky lloj tipi, Isuf Kalo, keto 30 vjet i ka sherbyer me zell dhe kriminelit Sali qenit, ,prandaj Muc po gabon ti jo Cufja,Cufes i eshte bo ves kjo pune.

  29. sopiqoti says:

    Vec vleresimit per nanon nuk mund te themi asgje POR per df.KALON mund te themi shume POR le ti permbledhim ne shprehjen “..sahan lepires..”E ka mbuluar miopia.

  30. Lekuresioti says:

    Jo z. Nano se ka shkruar me qëllim se është servil dhe pa personalitet frika nga hakmaria e salës e ka detyruar të mos shkruajë asgjë për të….

  31. Doktori demokrat says:

    Bravo M. Nano!
    Ajo që më bën shumë përshtypje, është fakti që, në shtëpinë e Enver Hoxhës, paskan mundur të hyjnë njerëz spiuna si Sali Berisha dhe ata të pa personalitet si Isuf Kalo. Dhe tani, Kalo guxon të genjejë publikisht, për të mbrojtur sadistin dhe mashtruesin kontinental, Sali Berisha.
    Zoti e paska ruajtur Diktatorin tonë.

  32. Valbona says:

    Hipokrizin dhe poshtersin Isuf Kalo e tregon ne fshehjen e ketij momenti ne mender librin e tij per bllokun,ky moment e ben nul vertetesin e librit.Hipokrizi komunistesh,mut Kalua, mut Saliu,mut kush i edukoj te dy, Enver Hoxha dhe partia e punes.

  33. Roberto says:

    Dikur ka qene nje film me titull “Mafia me bluza te bardha” dhe kjo mafie ben cdo gje dhe mbulon cdo veprim te “gabuar”si “gabim njerzor” apo te “motivuar shkencerish” per te deformuar apo mbuluar te vertetat e ndryshme. Te njejten gje ka bere edhe Isuf Kalo i cili sipas deshires dhe interesit te tij duke na lene dyshime ne shume ngjarje dhe te verteta te cilat besoj se i ka shkruar te zbukuruara pa cenuar personat e zemres. Kjo duket qarte edhe tek shkrimi i Mucit si dhe pergjigja e menjeherhme e Isuf Kalos per te “shajesuar” Berishen ne lidhje me fotot qe kane qarkulluar me kohe. Kjo eahte meyra se si Mafia me bluza te bardha jep konkluzione per cdo ndodhi ku jane te implikuar mjeke,doktore,kirurge etj.

  34. selo plumbi says:

    Fakti qe Isuf Kalo mundohet te justifikoje pranine e Enverit ne kete ditelindje e komprometon me keq ate dhe Berishen. Kjo tregon se te dy keta mjeke te dhjamur ne bllokun e udheheqjes fshehin gjere dhe histori me te pista kur ishin krah udheheqjes. Mbeten te dy komuniste ne mentalitet.

  35. cris says:

    Kalo mund te jete nje doktor i mire por tregoj se eshte nje njeri pa integritet, moral dmth nje funderrine.Si cdo pseudo intelektual ne shqiperine tone te bukur .

  36. zgalem says:

    Isuf Kalo , nje Sali i fshehur
    Faleminderit Mustafa , per kete analize , qe i ke bere Dr. Kalos , ne kete faqe gazete . Kete mendim kam pasur , per Kalon : Njeri i pa vertete . Shkroi nje liber , per jeten ne Bllok , qe pa drejtesishet ju be shume jehone , nga shtypi . E paske lexuar edhe ti Muc . Nuk kishte nevoje ta lexoje kete liber , kot me kot . Na ka paraqitur nje Bllok paqesor , madje nje jete popullore dhe kete qellim ka pasur . Te na tregoi se Blloku eshte pjese natyrale e shoqerise se kohes . Kurre s’kam per ta lexuar ate liber . Mund ta lexoj , pasi te precipitojne ngjarjet e shemtuara
    te foltores . Karkteri i Kalos u vu ne prove , me foltoren . Ai beri te poa munderen , qe fotografia e Saliut me Enverin , te mos ishte reale . Saliu s’ka pse te kete turp , se eshte i mbytur ne krim . Dyshoj se dhe Kalo , eshte nje lloj Saliu , madje me i thekur , sepse ne Bllok e kane respektuar si Dr, si politikan dhe si mashkull i pashem . Ai e nderon bllokun me paraqitjen pozante . Qysh ne ate kohe , dhe pa nderprere eshte ne sherbim te Berishes , pa ndonje ndryshim nga Koceku . Faleminderit Muc . Zgalem

  37. uskania says:

    Kalo ka qene mzati i familjes Hoxha.

  38. Enveri e la litarin jashte says:

    Ata ne sfond te fotos skutha te rrezikshem qe duken qe ne fytyre.

  39. raul says:

    O Muc Nano o Smart Brain. Me le pa fryme me kete shkrim qe i corre masken Vicidolit dhe servilit te tij Isuf Kalos qe tani me duket njeri pa vlera, i peshtire, servil ne kufinjte e llumit njerzor. Bravo Muc , te admiroj je njeri i rralle per nga intelekti do te krahesoja me Te mencurin Konica sic e quante Ahmet Zogu .

  40. fshatari.pafshat says:

    E bere si ajo “lopa” ore Isuf – do te te theshte edhe vet Enveri.

  41. Astrit says:

    Bravo Muc. Por duhej te kishe shtuar dhe kete fraze ne drejtim te Kalos:
    Na thuaj doctor Kalo, kur Sali Berisha eshte kapur ne fotografi ne shtepine e Enver Hoxhes na trego sa here te tjera ka qene atje kur nuk eshte shkrehur aparati dhe Kalo dhe ti ke qene prezent lere pastaj ku Kalo nuk ka qene prezent?
    Sa per dijeni babait tim you luten disa here te behej komunist ne periudhen e viteve 1960- 1970 por nuk pranoi megjithse ai e vete adhuronte Enver Hoxhen. Nuk behem thoshte se me ka thene nje shok i ngushte qe ishte komunist ne konfidence mos u be kurre komunist se me te poshtrit jane bere te tille.

  42. 3D says:

    Ky Isuf Kalo përmes prononcimeve të tijë ka tregu se është goxha,një pidhuci

  43. Velo says:

    Isuf Kalo e dërgoi vet foton në fjalë. Për të mbuluar gjurmët përballë Saliut, bëri gjoja se e mbron. Tamam supë balluku…

  44. Vranakonti says:

    Doktor Kalo nuk ka gabuar,por e ka dhjere fare.

  45. astrit gala says:

    te dashur saliste ju edhe po ta shikoni babain tuaj qe te flere me enverin njelloj do reagoni te fala babait

  46. Indignados says:

    Po merreni vetem me Berishen njerez, nderkohe Enveristet, bijte e niperit e tij jane kudo ne krye te politikes. Ka bere te keqia plot Berisha, por nuk krahasohet me ato qe po bejne keta sot. Berisha vriste fizikisht, keta na kane vrare shpirterisht, moralisht dhe ekonomikisht. Do te preferoja nje vdekje te shpejte dhe jo kete lloj vdekje ne lengate qe po na ofrohet nga trashegimtaret e komunisteve. Nese nuk je komunist rilindas, je i perjashtuar nga cdo gje, edhe nga e drejta per te punuar ndershmerisht me aftesite dhe mundin tend

Comments are closed.

Lini një Përgjigje