Berisha mund të ketë përshpëritur për Ridvan Boden, por politikani njihet nga qëndrimet publike

5 Dhjetor 2021, 10:02Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Gjatë dy muajve, në krye të “Foltores”, ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka prodhuar gënjeshtra dhe mashtrime aq sa nuk ka artikuluar në 30 vite të marra së bashku.

Përpara turmës që nuk ka vlerë e vëreteta, por emocioni, ai ka stisur një konspiracion botëror kundër tij, sikur të ishte në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare. Ashtu sikurse ka thurur mashtrime qesharake të tipit: “Klevis Balliu u hoq nga lista e PD-së me urdhër të Edi Ramës” apo të llojit absurd: “Lulzim Basha ka ndarë lekët e Toyota Yaris-it me Taulant Ballën”.

Gjatë kësaj kohe, nëse do të uleshim dhe do t’i numëronim, do të gjenim me qindra të tilla.

E fundit ishte ajo e “Foltores” në Devoll të Korçës, ku, duke shfrytëzuar popullaritetin e Ridvan Bodes në vendlindjen e tij, Berisha inskenoi një debat me Lulzim Bashën, në të cilin, sipas tij, i ka kërkuar llogari kreut të PD-së, se pse e ka hequr nga lista “njohësin më të shkëlqyer të financave në këtë vend….gardianin jashtëzakonisht të çmuar të parave publike”.

Berisha nuk e ka rrëfyer kurrë më parë një gjë të tillë. E thënë 5 vjet më vonë, ajo nuk ka asnjë vlerë.

Ndonëse unë kam dyshime të forta, realisht ne nuk mund ta vërtetojmë nëse një gjë e tillë ka ndodhur apo jo, mirëpo lideri, drejtuesi, politikani njihet nga aktet dhe qëndrimet, jo nga pëshpërimat zyrave apo korridoreve.

Berisha ka pasur autoritetin dhe mundësinë për të folur në kohën e duhur për gjërat e duhura, por ai nuk e ka bërë, ndaj sot është i pabesueshëm. Prandaj, ai sot është bashkëfajtor në gjithçka që ka shkuar keq në PD gjatë këtyre viteve.

Unë nuk kam qenë askush në Partinë Demokratike, nuk kam pasur asnjë lidhje me Ridvan Boden, nuk kam ndarë interesa të përbashkëta me të, nuk do ta kisha takuar asnjëherë nëse nuk do të kishte ardhur për një periudhë të shkurtër kohore përprapa zgjedhjeve të vitit 2017 në Berat, nuk më ka bërë asnjë nder, ndonëse ka qenë numri dy i PD-së për një kohë të gjatë, mirëpo kam reaguar publikisht për të. Aq sa kam mundur, por e kam bërë publikisht.

Një gjë e tillë mund të më ketë penalizuar politikisht, mirëpo e vërteta duhet thënë në kohën dhe momentin e duhur, sepse vetëm atëherë ka vlerë.

Ironia e gjithë kësaj është se një pjesë e atyre që janë sot mbështetës të flaktë të “Foltores”, madje edhe deputet të PD-së, kanë reaguar privatisht për këtë qëndrim timin, ashtu sikurse janë shqetësuar tej mase kur unë nuk kam mbështetur liderin e tyre Basha në zgjedhjet e fundit për kryetar PD-je.

Shkrimin tim për Ridvan Boden po e bëj share nga portali që më identifikon si poliagjent, herë të Edi Ramës, herë të Mero Bazes, herë të Genc Pollos dhe, tash, së fundi, të Lulzim Bashës, por kjo nuk më shqetëson, sepse kam bindjen se njeriu njihet nga qëndrimet publike.

 

https://www.cna.al/2018/11/24/ridvan-bode-nje-lajm-i-mire-per-ekonomine-dhe-nje-jo-i-mire-per-pd-ne/?fbclid=IwAR1vRz2oKUt-x1VMCsApPWhd7hSaiql0lUgqSAuH8QB_3Pf0SE0TtvbqU88

5 komente në “Berisha mund të ketë përshpëritur për Ridvan Boden, por politikani njihet nga qëndrimet publike”

  1. vlora.vlora says:

    O Ramut ketij i ka dale pasuri e pa deklaruar, dhe prokuroria s beri asgje ,o i korruptuar qe te dhame votat,mund ta vesh dhe president pas metes

  2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Namir Lapardhaja me ne fund e ka kuptuar se lufta e opozites per pushtet nuk behet duket bertitur si debil “Rama-ik”.
    Natyrisht Rama nuk iken, dhe nuk do ikë kurre nga pushteti se pse bertasin si idiotër 500, 1000, apo 10 mijë, apo edhe 100 mijë vere ne rrugë.
    Ne momentin qe ai merr 700 mijë vota, nuk iken se pse bertasin 100 mijë.
    Pra, ne qofte se opozita kerkon të rrezoje Ramën dhe PS nga pushteti, duhet te bëjë popullin per vete, qe te ktheje shumicen e votuesve ne favor te saj. Dhe kjo behet:
    – duke shporrur nga PD figures te urryera popullore si Sali Komunisti
    – duke larguar me procedure figura qesharake qe nuk i sjellin asgje PD-se, si Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Strazimiri dhe Bylykbashi, Grida Duma, dhe natyrisht edhe impotentin Lul Basha.
    – duke krijuar nje kryesi te re dhe keshill kombetar te ri te OD-se, me intelektualë te djathtë, dhe Jo me zorraxhinjte e Saliut.
    – kjo kryesi e re dhe Keshill Kombetar te zgjedhin Kryetarin e ri te PD, nje figure bashkuese intelektuale, qe nuk do na bëjë per te vjellë me dy gishta perpjete si idiot, a thua se po cliron Palestinen.
    – dhe natyrisht duke krijuar, promovuar, dhe ndare me popullin nje platformë polutiko-ekonomike qe rrezaton besim dhe shpresë.

    Nuk behet opozita me “pesë pikat” e Lulezin Bashes. Sepse dukesh si kryeplak fshati, dhe Jo kandidat per kryeminister.

    Prandaj, Namir Lapardhaja duhet pershendetur per këtë nisme intelektualë kunder Katunarit Komunist Sali, por duhet ta çoje deri ne fund kete nisme, per ta pastruar nga horrat dhe rronxhobonxhot we mblidhi Saliu rreth vetes per 30 vjet.
    Edhe per ata debilet qe e kane akoma mendjen Tek Enveri. Duke e patur mendjen 24 ore tek Enveri, nuk pate qe Komunisti i Devotshem Sali vazhdoi vepren e Enverit edhe per 30 vjet te tjera, duke shkaterruar te djathtën shqipetare me sa mundësi qe kishte.
    Enveri, njesoj si Hitleri, Stalini, dhe te tjerë para tyre, I kane kaluar historise.
    Juve, shumica e sotme e djathtë, nuk Jeni as historianë, as akademike pensioniste, qe te keni kohe te merreni me Enverin.
    Merruni me te sotmen, sepse Çakalli Sali beri kerdine, kur ju bertisnit “ujku, ujku”.
    Kur te reformohet PD-ja si me siper, nuk do kete nevojë njeri te bertase Rama-ik, sepse edhe vetë Rama do ta kuptoje qe i ka ardhur fundi i tij politik.
    Fundi politik, jo si njeri. Intelektualët e vërtetë rrezojne politikane nga pushteti, nuk eliminojne njerez si Enveri dhe Saliu.
    Edhe Rama do rrezohet nga pushteti ne 2025, po u reformua PD, por do vazhdoje si njeri, te merret me familjen e tij, te punojë kopshtin, te shkruaje kujtimet po te doje.
    Keshtu behet lufta politike, dhe Jo me “Shurrtoren e Saliut”, apo duke bertitur Rama-ik, apo me kercenime idiote, apo me pesë pika, apo me dy gishta lart si Palestinezet.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Bravo !

  3. Patriot says:

    Ky Lapardhaja po justifikon vete apo mbron hajdutin Bode? Edhe Tom Doshi ka reputacion te mire ne zonen e tij, ka biznes dhe nuk vjedhe leket e popullit si Bode. Saliu e mbron tani sepse emri i tij u lakua prej Tacit Oil. Berisha nuk eshte Basha qe I sulmon te gjithe kundershtaret ne te njejten kohe, Saliu eshte gjerper ne politike.

  4. Muzaka i Ri says:

    Nga sa shkruan,dhe si i analizon problemet eshte nje demokrat qe duhet vleresuar. Keta djem e cojne PD perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje