Sauthemptoni ka humbur 71 pikë nga pozicionet fituese në Premier Ligë që prej ndeshjes së parë të Ralf Hazenhytelit në stol, 15 më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës.
Është një statistikë që zbeh rëndësinë e golit të Brojës ndaj Brajtonit, por aspak bukurinë e tij.
Ky ishte më i bukuri që sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar me fanellën e “Shenjtorëve”, aq sa ka marrë edhe elozhet e shtypit britanik.
“Daily Mail” e krahasoi lëvizjen e tij në minutën e 29- të, me atë klasiken e Johan Krojfit.
E kam theksuar ne golin ndaj Hungarise ne Tirane..levizje driblim dhe shenim tip Krujf…Nuk e kam pare ne fushe per te kuptuar ne se ka veshtrim te gjere gjate lojes,por shperthimin e ka me te shpejte.Natyrisht eshte kerkese themelore e futbollit te sotem.Nje sulmues i klasit te larte duhet te kete shpejtesi,teknike,improvizim dhe saktesi e goditje te forte .Keto jane tiparet themelore te Mesit dhe Ronaldos,si lojtare universale.Por Krujf kishte dhe lidershipin ne fushe ,sidomos ne ndeshje apo turne vendimtare,si Maradona apo Pele…apo ne nivel pak me te ulet ,si Zidane,Platini apo Ronaldo braziliani…Lojtare qe te japin kupen e botes apo te Europes.