Vlahovic një bomber i vërtetë, barazon legjendën e Interit me golat e shënuar

5 Dhjetor 2021, 19:17Sport TEMA

Dusan Vlahovic është kthyer në sulmuesin e momentit te skuadra e Fiorentinës, paraqitjet e të cilit kanë bërë që shumë skuadra të vihen në gjurmët e tij.

Në sfidën e sotme që Fiorentina zhvilloi kundër Bologna, ndeshje që u mbyll me fitoren e skuadrës vjollcë me shifrat 3-2, sulmuesi serb vendosi firmën e tij në njërin nga golat e shënuar. Me golin e shënuar ndaj Bologna, Vlahovic ka thyer një rekord sa i përket golave të shënuar në një vit.

Sipas mediave italine, sulmuesi serb ka arritur ta dërgojë topin plot 13 herë në këtë sezon të Seria A, duke u kthyer kështu në lojtarin e katërt në historinë e kampionatit italian që shënon të paktën 30 gola në një vit kalendarik akoma pa i mbushur 22 vjet. Këtë gjë e kanë arritur legjenda e Interit Xhusepe Meaza në vitin 1930.

1 komente në “Vlahovic një bomber i vërtetë, barazon legjendën e Interit me golat e shënuar”

  1. tifozi says:

    E kujt i plasi bytha se cfare ben nje sulmues serb? Apo ju mbaruna lajmet me cicat e Demi Rose dhe s’keni me se cfare ti mbushni kollonat e lajmeve tuaja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje