VIDEO: Veprim klasi, Armando Broja mahnit me tjetër gol Anglinë

4 Dhjetor 2021, 16:40Sport TEMA

Armando Broja gjen golin e tretë në Premier League.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka kaluar në avantazh Southampton në sfidën e javës së 15 në Angli me Brighton.

Sulmuesi ka shmangur bukur një nga mbrojtësit, duke dërguar topin në rrjetë me të jashtmen në minutën e 29 të ndeshjes.

Fenomenal 20 vjeçari me veprimin që e nxori përballë portierit, teksa në fund festoi me shqiponjë.

Edhe njëherë shqiptari tregon se kur e nis ndeshjen nga minuta e parë, di të dërgojë topin në rrjetë. Veprim klasi nga Broja, që ul në gjunjë mbrojtësin kundërshtar, për të zhbllokuar ndeshjen.

6 komente në “VIDEO: Veprim klasi, Armando Broja mahnit me tjetër gol Anglinë”

  1. Roberto says:

    Bravo te qofte Armando Broja????

  2. Enri says:

    Lojtar teper i madh.

    Shqiperia eshte teper me fat qe e ka.

  3. Qamushi says:

    Fat per Shqiperine, po ters per Shijakun???

  4. Olimpia says:

    Shkelqyer…Veprim i papritur ,saktesi dhe gjakftohtesi para portes…Me kujton te madhin Pano…improvizimi dhe teknika jane cilesite e nje talenti te madh.

  5. Qamushi says:

    Enri, eshte fat per Shqiperine, por ters per Shijakun se i ka prish bastet

  6. Saimir says:

    Broja eshte dhe do te behet edhe më i madh si lojtar.Vertet fat per ne qe e kemi si futbollist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje