S'ka fitues në "Elbasan Arena", Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët

3 Dhjetor 2021, 18:46Sport TEMA

Teuta dhe Vllaznia kanë barazuar 1-1 në “Elbasan Arena”. Sfida e javës së 11 në Superligë ka qenë e luftuar, me shkodranët që 57 minuta i kanë zhvilluar me një lojtar më pak pas largimit të Aralica me karton të kuq.

Ndeshja ka nisur me raste për dy skuadrat, që në pjesën e parë mund të gjenin avantazhin. Do duhej minuta e 55 që Gorgiev të kalonte durrsakët në epërsi, vetëm 10 sekonda përpara se të zëvendësohej nga Arapi.

Minutat në vijim, Vllaznia rriti presionin, për të gjetur golin e barazimit me Latifin në minutën e 70. Megjithë rastet e krijuara, skuadrat ndajnë nga një pikë, njëjtë si në ndeshjen e fazës së parë në “Loro Boriçi”.

Pas kësaj jave, Vllaznia renditet e treta me 17 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 5 me 14 pikë. Në ndeshjen e parë si trajner, Renato Arapi debuton me një pikë te kampionët e Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje