"Shpërthejnë" tifozët e Chelsea-t: Ktheni Brojën, më i madh se Lukaku

5 Dhjetor 2021, 12:44Sport TEMA

Armando Broja shënoi në sfidën ndaj Brightonit golin e tretë në Premier League me fanellën e Southamptonit. Performancat e 20-vjeçarit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve të Chelsea-t, klub që ka në pronësi kartonin e sulmuesit.

Broja është shndërruar idhull në “Saint Mary Stadium”, ndërsa fansat e bluve të Londrës janë të zhgënjyer që një si Romelu Lukaku, që ka kushtuar më shumë se 115 milionë euro, nuk po shfaqet aq klinik sa sulmuesi keqezi, të cilin drejtuesit e Chelsea-t e huazuan që t’i jepnin mundësinë për të fituar përvojë në elitën e futbollit anglez.

Në humbjen 3-2 të Chelsea-t ndaj West Ham United, si Kai Havertz ashtu edhe Romelu Lukaku bënë paraqitje poshtë pritshmërive dhe iu desh të shënonin Thiago Silva dhe Mason Mount.

Armando Broja, i cili po shkëlqen si me Southamptonin ashtu si në Kombëtaren Shqiptare, mund të jetë “ylli” i radhës tek i cili do të mbështetet trajneri Thomas Thuchel. Tifozët e Chelsea-t që tani kanë nisur t’i kërkojnë trajnerit gjerman që të kthejë sa më parë Brojën, madje mundësisht që në janar. Më poshtë disa nga reagimet (shumë prej të cilave me ironi) e tifozëve në bluve të Londrës në Twitter;

@ProphetChijioke: “BROJA duhet të merret në janar dhe Lukaku të ulet në stol”

@CFC_Matt: “E lamë Brojën të huazohej dhe mbajtëm Werner dhe paguam 100 milionë për Lukakun…”

@BulgarianCF: “Unë do të merrja Broja para Lukakut në çdo ditë të javës.”

@_ksante: “Armando Broja pa papërvojë, të cilin e dërguam në huazim vetëm për të blerë eksperiencën e Romelu Lukakut, ka të njëjtin numër golash si Romelu Lukaku këtë sezon, në më pak minuta.”

@sidelinestawry: “Bin Lukaku, ktheni Brojën në shtëpi.”

@FullBackMaestro: Anuloni huazimet e Brojës dhe Gallagher dhe kthejini sa më shpejt! Broja ka të njëjtin numër golash ​​si Lukaku.”

@Jhovan: “Broja > Lukaku”.

6 komente në ““Shpërthejnë” tifozët e Chelsea-t: Ktheni Brojën, më i madh se Lukaku”

  1. Xhaxhi Ariu says:

    Ne ndeshjet kur Broja nuk do luaj per Shqiperine vini baste per humbjen e Shqiperis se Duka do jete duke luajtur…

    1. aaaaa says:

      I mire eshte ,por sidoqofte i duhet pune qe te arrije sulmuesin e Shijakut qe deri tani ka realizuar 17 gola…me falni 17 milion euro.

  2. Saimir says:

    Broja futbollist i madh.

  3. tironsi says:

    Broja eshte i pari futbolist i kalibrit te rende te nivelit boteror qe ka luajtur ndonje here per kombetaren tone. Te shpresojme qe te mos jete i fundit.
    I uroj nga zemra suksese dhe jete te gjate. Nuk eshte e lehte per nje djalosh me ate talent si ai i Armandos, qe ka te lindur ne Angli dhe qe te zgjedhe per te luajtur per vendin e te pareve te tij. Nje merite te vecante familjes se tij per djalin qe kane lindur e rritur.

  4. demokrati says:

    I shkelqyer, por nuk pershtatet skemave te deshtakeve italiane qe duan ta menaxhojne dhe rrisin sipas strategjise se tyre, me nje fjale ta shkaterrojne nje sulmues qe se ka dhe italia e tyre.

  5. Super fan says:

    Armando Duka driblon pa top. Armando Broja se ka te veshtire me kombtaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje