Rei Manaj ka arritur që të shënojë golin e parë në Serinë A.
Sulmuesi ka tundur rrjetën ndaj Sasuolos duke i dhënë avantazhin Spezias, teksa pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0.
Pas një pasimi fantastik të Reca, Manaj duhej vetëm që të shtynte topin në rrjetë.
Vetëm pak minuta më vonë, pasi kaloi rivalët Rei u afrua edhe me golin e dytë, por Consigli e ndali.
Padyshim që ky realizim do t’i jap më tepër besim sulmuesit shqiptar dhe vetë trajneri Mota e paralajmëroi se kishte ngritje të nivelit që në stërvitje.
Qenka munduar shume per te bere golin