Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve teksa këtë të hënë u prezantua zyrtarisht edhe “ekipi” i prezantuesve.
Ardit Gjebrea rikthehet në këtë festival, pas shumë vitesh, në këtë edicion jubilar të 60-të të Festivalit të Këngës në rolin e prezantuesit. Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.
“Prisni dashuri dhe muzikë të vertetë!”, ishin fjalët e Ardit Gjebrea në konferencën për shtyp të #Fest60, më 6 dhjetor.
Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë të fjalës së Festivalit duke qenë bashkë skenariste, të cilat në konferencën e sotme treguan pak nga surprizat e tri netëve live.
Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë prezent çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të Eurovisionit.
Në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:
Alban Ramosaj
Denis Skura
Evi Reçi
Gjergj Kaçinari
Janex (Xhejn Kumrija)
Kastro Zizo
Rezarta Smaja
Ronela Hajati
Saimir Çili
Stefi dhe Endri Prifti
Urban Band
Eldis Arrnejti
Ester Zahiri
Kejsi Rrustja
Olimpia Smajlaj
Viola Xhemali
Xhuljana Pjetra
Mendoni që dikur ishin:Vaçe Zela, Avni Mula, Gaqo Cako…etj…
Çdo vit e me qesharak festivali i fundvitit.
E tmerrshme,deri ku arrit budallalliku.Qesharak complet prezantimi.Merrni edhe Ardin nga Durrsi,dhe Arjan Çanin dhe beheni fiks
Prape Gjebrea!? Cfare te reje do te sjelle ky qe edhe para 30 vjeteve dukej nje figure e lodhur qe perserit veten? Po cfare ben ajo shkolla e arteve qe nxjerr cdo vit dhjetra te talentuar ne cdo fushe? RTSH eshte kthyer ne placke publike ku nje klan i nje grupi njerezish e shfrytezojne sa te munden prej 40 vjetesh pa dhene asgje. A nuk ua neverit te gjitheve ky Uria Hip i ekranit?
Po pse Pipo Baudo i Italise qe mbreteroi per 100 vjet e kusur e mbajten ne krye? Dhe Italia ka mbi 70 milion banore, e prape Pipo triunfonte!!!
Duket serioziteti edhe i ketij festivali qe ne emrat anonime qe shkruhen! Shega, molla, kulumbria, thana-kali, gomari…dhe dy homofila. Vazhdoni te punoni njesoj si kuvendi 11 dhjetorit. Mire turp se u henger me paste, por pak respekt per veten tuaj se e beni veten lolo keshtu, apo s’ka gjre: ujet ne aren tuaj futet.
Per mua Ardit Gjebrea eshte Pipo Baudo i Italise, i pazevendesueshem;
Xhemi Shehu eshte Catherine Zeta-Jones e Shteteve te Bashkuara te Amerikes;
kengetaret e vertete shqiptare ose kane vdekur, ose kane ikur ne Itali dhe Amerike…
Laj thaj A Gjebrea, karikature e Pipo Baudo-s
Po Xhemile Shehu??????, o Zot, po ku e gjetet.
Ne fund te fundit, me ata kengetare pjesmares ne palofestival (perjashto vellezerit Prifti), ka gjetur “tenxherja kapakun” me prezantuesit.
“Prisni dashuri dhe muzike te vertete” shprehet karikatura e Pipo-s, Gjebrea. O Zot, na mbaj fiqirin ne koke!