Altin Basha rikthehet në Top Channel: Krijon një program të ri me Salsano Rrapin?

7 Dhjetor 2021, 13:09Lifestyle TEMA

Një vit pasi shkëputi kontratën 17 vjeçare me ekranin e Top Channel, duket se regjisori Altin Basha do të rikthehet sërish në këtë dritare.

Burime te revistes Bordo bëjnë me dije se ish-regjisori i Porokalli është në bisedime me drejtuesit e Top Channel për të krijuar një program të ri.

Po ashtu bëhet me dije se ky program do të vijë në bashkëpunim me aktorin dhe moderatorin e Portokalli Salsano Rrapi.

Ndonëse ende nuk bëhen me dije detaje rreth natyrës që do të ketë ky program i ri, mendohet se Basha dhe Salsano janë shumë pranë firmosjes së kontratës.

Sakaq Altin Basha vijon të jetë regjisor i spektaklit të humorit “Kosherja” i cili ëshhtë në sezonin e dytë të transmetimit.

Altin Basha, regjisori prej 17 vitesh i programit “Portokalli” në Top-Channel u largua përfundimisht nga spektakli në shtator të 2020-ës. Basha dha dorëheqjen pasi kupola e televizioni i ka hequr shumë ‘kompetenca’. Këtë gjë, Basha e ka konsideruar si ndërhyrje duke u larguar ngë Top Channel.

5 komente në “Altin Basha rikthehet në Top Channel: Krijon një program të ri me Salsano Rrapin?”

  1. Pipëtima says:

    I paaftë!

    1. E verteta dhemb.... says:

      Popopo, korrak me sqetulla te djersitura!?
      Dyfish e keqja,madje e tmerrshme ….. allah uakbar.

  2. Kavajsi says:

    ?????.Eshte shume e çuditshme qe Altinin e mbajne per as.Eshte complet i pa afte.Shih Portokalline,Kosheren programe banale,humor i thençin,rregjisor Altini.

  3. Asd says:

    Eksperimentet me te rinjte u kushtojne televizioneve, ndaj preferojne rutinen; Formate te njejta, veprime te njejta, rezultate te njejta… me Altinin.

  4. lam karroca says:

    Portokallia eshte bastarduar fare, vetem humor nuk ka me ne te. Aktoret qeshin vete duke u perplasur ne skene. Portokallia nuk eshte me ajo e para dhjete vjeteve ku natyrshem te bente te qeshje. Altini as me kosheren nuk beri gje, dhe me duket se e ka te kote te kthehet tek Topi. Sic duket ka shteruar tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje