Këngëtarja e njohur, Adele ka pranuar se është e hapur për një martesë të re pas divorcit të saj.
33-vjeçarja, e cila muajt e fundit është në një lidhje me agjentin sportiv të NBA, Rich Paul, në një intervistë për Daily Mail ka treguar edhe shpresat që ka për të ardhmen, duke mos i kursyer as fjalët e mira për ishin e saj.
“Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që kisha kur isha e martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time”, tha ajo.
Duke folur për marrëdhëniet në çift, Adele zbuloi se gjërat tek ajo kanë ndryshuar me moshën. “Ka rëndësi që të uleni si dy të rritur e të flisni se si do t’i ndani jetët tuaja. Duhet të respektoni njëri-tjetrin qetësisht ose asgjë nuk do të zgjidhet”.