Grupi H i Champions League dha veridiktet e saj.
Juventus mundi 1-0 Malmo, falë golit të Kean.
Chelsea barazoi 3-3 me Zenit në Rusi. Blutë e Londrës realizuan me Werner pas 2 minutash lojë, ndërsa vendasit përmbysën me Claudinho dhe Azmoun brenda pjesës së parë.
Skuadra e Tuchel nuk do dorëzohej dhe do vendoste ekuilibrat në të 60-tën me Lukakun e më pas Werner në të 85-tën çon topin në rrjetë.
Atëherë kur mendohej se gjithçka ka përfunduar, Erokhin barazon në limite.
Përfundimisht, Juve e mbyll si e para në grup me 15 pikë, ndërsa Chelsea e dyta me 13 pikë.