Tirana ka rigjetur ritmin. Pas fitores ndaj Egnatias ka ardhur edhe tjetra kundër Kastriotit, me rezultatin 3-0. Skuadra e Shehit çon në katër pikë diferencën me Kukësin, që të enjten ka një duel të vështirë me Laçin.
Te Tirana sot nuk i janë gëzuar vetëm fitores, por edhe faktit që po shënon sulmi. Taulant Seferi ishte ai që realizoi dy herë në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 22-të dhe më pas në të fundit të këtij fraksioni.
Për të prerë çdo shpresë të Kastriotit të vendit të fundit mendoi Michael Ngoo, i cili shënoi edhe golin e tretë dhe hipotekoi fitoren e Tiranës. Ndryshe nga faza e parë, krutanët nuk ia dolën dot këtë herë ta ndalojnë ekipin bardheblu.
Teuta rikthehet të fitorja pas pesë ndeshjesh dhe barazohet për momentin me pikë me Vllazninë e vendit të tretë, që nesër përballet me Partizanin në “Loro Boriçi”.
Durrsakët kanë zhytur Dinamon në krizë. Dueli i luajtur sot në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 0-1 dhe ishte një gabim i portierit Bakaj që vendosi fatet e ndeshjes.
Portieri, i cili në pjesën e parë u bë disa herë shpëtimtar, grushtoi në mënyrë të gabuar pas një goditjeje këndi dhe topi përfundoi në rrjetë.
Dinamo u mundua të barazonte dhe rrezikoi në fund me mbrojtësin Sofranas, por nuk ia doli të shënonte. Kështu Teuta mori pikët e plota dhe te 18 herë kampionët e vendit situata rëndohet edhe më shumë.
Dinamo po nuk lsrgoi traineri do zbresi ne kategorine e pare ku ka qene.Dinamo lojtaret i ka po traineri kudo ku ka drejtuar eshte shkarkuar çasi eshte i pa afte dhe mbi vete nuk merr asnje pergjegjesi ate jua le lojtareve dhe mungesave.Duhet te largohet