FOTO: Bllokimi i llogarive bankare, ja prova nga salla e gjyqit që nxjerr blof FSHF-në

6 Dhjetor 2021, 14:48Sport TEMA
FOTO: Bllokimi i llogarive bankare, ja prova nga salla e gjyqit që nxjerr

Federata Shqiptare e Futbollit del blof me përpjekjen që të përgënjeshtronte lajmin e botuar nga “Panorama Sport” në datën 24.11.2021 ku shpjegohej se ishin bllokuar llogaritë e institucionit që drejton futbollin në vendin tonë.

Por faktet janë të pakundërshtueshme dhe sot institucioni i futbolli ka dalë blof me të gjitha pretendimet e tij.

Ashtu siç kishte shpjeguar gazeta, bllokimi kishte ardhur pasi Përmbarimi kishte vendosur ngrirjen e llogarive për shkak të transfertave të parregullta që u ishin bërë fondeve të UEFA-s te klubi Tirana që ka llogaritë e bllokuara pas gjyqit që ka humbur me ish-presidentin Metush Seferi.

Foto e mëposhtme tregon momente të seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, ku FSHF ka bërë kërkesë për pezullim të vendimit të ngrirjes së llogarive të saj bankare.

Përfaqësues i FSHF në këtë gjyq ndaj përmbaruesit është Aldi Topçiu, Shefi i Zyrës Juridike në FSHF.

Kjo vërteton edhe një herë se FSHF mashtroi me përgënjeshtrimin në tentativë që i bëri lajmit të botuar nga gazeta dhe se llogaritë e saj mbeten të bllokuara deri në vendimin që do të dalë nga gjykata.

 

1 komente në “FOTO: Bllokimi i llogarive bankare, ja prova nga salla e gjyqit që nxjerr blof FSHF-në”

  1. Sara says:

    dhe te dy avokatet e paleve kundershtare nga e njetja studio ligjore…. haha sa gallte keto gjyqe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje