VIDEO: Gol e asist, Nedim Bajrami yll në triumfin e Empolit ndaj Udineses

6 Dhjetor 2021, 21:03Sport TEMA

Empoli po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa ka marrë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit.

Sot ka mposhtur me përmbysje 3-1 Udinesen dhe protagonist ishte mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Deulofeu kaloi në epërsi Udinesen në pjesën e parë, që e mbylli edhe në epërsi.

Empoli nuk u dorëzua dhe pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë riktheu baraspeshën me Stojanovic.

Nëntë minuta më vonë Nedim Bajrami ishte ai që e çoi peshë stadiumin, duke shënuar golin e avantazhit.

Me 2-1 llogaritë mbeteshin të hapura dhe goli i tretë u realizua në minutën e 78-të.

Autor ishte Pinamonti, pas një pasimi të marrë nga Bajrami.

Një ditë më parë shënoi edhe Rey Manaj në Serie A, në ndeshjen që Spezia e barazoi në shtëpi me Sassuolon me rezultatin 2-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje