Vazhdojnë vuajtjet për terrene sportive në Shqipëri.
Ora News, ka mësuar ekskluzivisht se këtë radhë Skuadra e futbollit Vllaznia do të stërvitet ne Ulqin në ditën në vijim, pasi nuk ka ambiente në Shkodër për tu përgatitur për ndeshjet e kampionatit.
Kjo mund te ndodhë që pas ndeshjes në mesjavë dhe ekipi të udhëtoj direkt për ne Malin e Zi.
Edhe pse Vllaznia njihet si djepi i futbollit shqiptar për futbollistet që ka nxjerr ndër vite dhe furnizimin e kombëtares, sot fatkeqësisht nuk ka ku të stërvitet.
Ndikuar nga rrethanat. Zv.trajneri Elvis Plori ka qenë në Ulqin për të parë ambientet e stërvitjes.