Një vit pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, pasi u kap pas orës policore, familja e tij kërkon drejtësi. Pas homazheve sot në sheshin “Skënderbej” duke përkujtuar Klodian Rashën, babai i tij i bëri thirrje shtetit që të zbardhë të vërtetën e vrasjes së të birit dhe të vendoset drejtësi.
Ai akuzon segmente të caktuara se tentuan të inkriminojnë djalin e tij dhe apelon të gjendet se kush e vendosi pistoletën, në të kundërt do ta zbardhë vetë ngjarjen.
“Shteti e ka për detyrë që atë që ndoshta nuk e ka bërë deri tani, ta bëjë. Më esencialja që kërkoj është zbardhja e inkriminimit që persona të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin, inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vendosin edhe armën aty sa fëmija të bëhet kriminel. Ia kërkoj shtetin që përbaltjen e djalit, inkriminim dhe personin që vendosi armën ta gjejë, sa unë nuk kam vendosur akoma për ta kërkuar dhe për ta gjetur vetë. Lus zotin që tragjedi dhe plagë të tilla të mos përjetojë asnjë person”.
Klodian Rashau qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.
Po yt bir e futi.. apo kishte hurma ne xhep ai qe kishte dale ne mes te nates per te marre pak ajer te fresket? Moret ne qafe nje djale te ri polic qe thjesht po bente punen e tij. Nuk ishte tragjedi humbja e djalit tend por thjesht aksident. Tragjedi jane ata qe kane vuajtur krimet qe bente yt bir e do bente ate nate me armen ne brez. Ik tani ha pensionin e tij qe e paguajme nga taksat tona dhe pij kafe me Ramen dhe ministrin.
Qe ai polici ka vepruar keq nuk diskutohet por kete njeri gjith zona perrreth e njef si te droguar, sa per pistoleten kjo ka qene e tij….
Mos bej paear me gjakun e djalit tend o njeri per te kap ndonje lek.turp