Zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara, gjyqtari Elidon Papazisi ia mbath nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e Vetingut

7 Dhjetor 2021, 19:04Kronika TEMA

Elidon Papazisi, gjyqtar pranë Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, nuk do të jetë më pjesë e drejtësisë shqiptare. Në 3 nëntor të vitit 2021, gjyqtari Elidon Papazisi i ka kërkuar Komisionit të Vetingut ndërprerjen e procesit të Vetingut ndaj tij, pasi kishte paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shqiptarja.com mëson se gjyqtari ka paraqitur dorëheqjen pasi Komisioni i Vetingut e ka njohur atë me dosjen e hetimit ndaj tij për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Në 19 tetor 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka njohur gjyqtarin Elidon Papazisi me dosjen e verifikimit, duke i lënë afat deri në 3 nëntor 2021, datë në të cilën gjyqtari ka njoftuar se kishte dhënë dorëheqjen. Në këto kushte, ditën e sotme, Komisioni i Vetingut ka vendosur përjashtimin e gjyqtarit Elidon Papazisi për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë.

Në gusht të vitit 2019, Erion Braçe, në atë kohë zëvendëskryeministër, denoncoi gjyqtarin Elidon Papazisi për zhbllokimin e 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU për shkak se ishin jashtë afatit të skandencës. Braçe e referoi denoncimin e tij në Komisionin e Vetingut. Sot mbeten ende të paqarta rrethanat se si gjyqtari zhbllokoi ushqimet e skaduara dhe ku përfunduan më pas ato.

Në qershor të vitit 2021, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e denoncoi gjyqtarin Elidon Papazisi në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi sipas ministrit gjyqtari po pengonte aksionin e IKMT dhe Policisë së Shtetit për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Sipas Çuçit, gjyqtari Papazisi kishte dhënë disa vendime të dyshimta në mbrojte të ndërtimeve të paligjshme.

Shqiptarja.com ka verifikuar pasurinë e deklaruar të gjyqtarit Elidon Papazisi, ku bien në sy vetëm shit-blerja e një numri të lartë makinash.

Ndërkaq, po gjatë ditës së sotme, Komisioni i Vetingut ka përjashtuar me 15 vjet nga drejtësia prokuroren e Elbasanit, Ermira Tafani, e cila dha dorëheqjen disa ditë më parë. Ditën e djeshme, Komisioni i Vetingut ka përjashtuar nga drejtësia prokuroren tjetër të Elbasanit, Armanda Xhaferri, e cila gjithashtu ka dhënë dorëheqjen. Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, ka shkuar në 80.(Shqiptarja.com)

6 komente në “Zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara, gjyqtari Elidon Papazisi ia mbath nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e Vetingut”

  1. Demokracia says:

    Perjashtim nga drejtesia, nuk duhet te thote nga gjyqtar behet avokat! Por jasht gjykates fare! U bene avokate te gjithe makutet e “drejtesise”. Plerat

  2. Roberto says:

    Shikoja fytyren ketij llumi,garip ky ne kurrizin e popullit. Perjashta pergjithmone dhe burg. Komfiskim pasurie per keta legena qe bashkepunojne me krimin.

  3. Loni says:

    Keta duhen djegur me benzine…

  4. Nik says:

    Po konfiskimi i pasurise ku eshte? Pastaj 15 vjet jane pak, ikin shpejt. Ne Shqiperi kane kaluar 30 vjet e s’e ka marre vesh njeri, e njejta turli gatuhet cdo dite. Bejeni 45 vjet, ose 15 vjet burg, jo 15 vjet pa te drejte kthimi ne drejtesi.

  5. spartak says:

    Kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vettingut .
    Hajde pohim hajde .
    Ato nuk e dijnë se ku bi Vettingu me shtëpi , por kanë hallin , se , edhe atë që do e deklarojnë vetë s’do jenë në gjendje ta justifikojnë , ashtu siç i ndodhi me dhjetra të tjerëve para tyre , por që vazhdojnë të bëjnë akoma ankesa , debate e gjygje me shpresën që do ja hedhin .
    E pse jo ? Disa , që nuk ishin lag shumë , dulën pa lag fare dhe po kthehen një nga një . Kot s’thonë: Shpresa vdes e fundit .

  6. IB says:

    Dmth ok per helmimin e mundshem te njerzve ? Burgu do to bente mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje