“Kemi pirë ilaçe jo drogë”, ja çfarë ndodh me efektivët e policisë që kundërshtojnë testin

7 Dhjetor 2021, 11:40Kronika TEMA

Testi i drogës ka sjellë polemika në radhët e uniformave blu, një pjesë e të cilëve nuk e pranojnë rezultatin e tij pasi janë të bindur se nuk janë përdorues të narkotikëve.

Nga sa mësohet, ata pretendojnë se pozitiviteti i testit ka ardhur si pasojë e konsumit të ilaçeve të ndryshme. Disa prej tyre në Shkodër kanë deklaruar se do të ngrenë padi ndaj laboratorit duke ngritur pretendime për rezultatin e testit.

Por çfarë ndodh me efektivët e policisë që kundërshtojnë rezultatin

Mësohet se ata që kanë kundërshtime mund të ritestohen pas vlerësimit nga ana e drejtuesve të policisë të cilët do duhet të miratojnë një listë, që më pas do të çohet pranë filialeve të kompanisë private, të certifikuar për kryerjen e testit të drogës.(abc)

1 komente në ““Kemi pirë ilaçe jo drogë”, ja çfarë ndodh me efektivët e policisë që kundërshtojnë testin”

  1. polici says:

    O polic budallenj eshe procedura kur keni pire ilace eshte e rregulluar dhe nuk ben justifikim,lexoni dhe mesoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje