‘Ndihem i sulmuar’, Ramazan Rraja flet nga Dubai pasi u shpall në kërkim: S’kam lidhje me ngjarjen e Lezhës

6 Dhjetor 2021, 21:55Kronika TEMA

“Ditën që ka ndodhur ngjarja kam qenë një sebep familjar. Nuk kam lidhje me ngjarjen e Lezhës”. Kështu deklaroi për Euronews Albania Ramazan Rraja, i cili ndodhet në Dubai.

Gjatë një bisede telefonike me gazetarin Merin Maçi, Rraja deklaroi se nëse autoritetet shqiptare kanë një provë ndaj tij, është i gatshëm të përballet me drejtësinë, duke pranuar edhe burgim të përjetshëm.

“Nëse Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë qoftë edhe një provë për mua dhe dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim, jam i gatshëm të vij dhe të përballem me drejtësinë duke pranuar edhe burgimin e përjetshëm”, deklaroi ai.

Rraja nënvizoi se në Dubai ka hyrë dhe ka dalë disa herë, për shkak se në Shqipëri ndihet i sulmuar.

Ramazan Rraja bashkë me Alesio Dobrozin dhe Rohan Brahimin janë 3 të rinjtë e shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës për ngjarjen e 13 nëntorit në fshatin Zejman, ku në ambientet e një lokali mësynë disa persona të armatosur.

Këta të fundit kërkonin kushëririn e pronarit të lokalit, por ky i fundit nuk ndodhej atje. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë prishja e pazareve të drogës.

4 komente në “‘Ndihem i sulmuar’, Ramazan Rraja flet nga Dubai pasi u shpall në kërkim: S’kam lidhje me ngjarjen e Lezhës”

  1. U dhje kjo bote says:

    ..arine dhe moracaku te shkoi ne dubai. Skandal . Keta fshataret e llumit qelbin ruget e tiranes .

  2. Ideali says:

    Kriminel e hajdut si i ati. Rama rri se na e mbushe majen me te tille.

  3. anticensurë ??? says:

    ti ke qënë në një darkë familiare,mesa duket, dhe dy personat e tjerë?
    sepse pranoj që ti të japësh një siguri për atë që thua për vetveten,por nuk mund ta thuash për personat e tjerë!!

  4. Eldo says:

    Behu burre dhe shko ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje