Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi në Laconia të dielën. Sipas asaj që raportojnë mediat helene, viktima është një grua 36-vjeçare. Identitetet e çiftit nuk janë bërë publike.
Raportohet se shqiptari e ka mbytur me duar gruan. Më pas, ai ka lajmëruar vetë policinë se ka mbytur të shoqen pas një debati. Kur këta të fundit shkuan në banesën e çiftit, gjetën gruan pa ndjenja.
Ajo u transportua për në spital, ku më vonë u deklarua e vdekur. Sipas asaj që transmetojnë mediat, çifti kishte dy fëmijë të vegjël dhe punonin në bujqësi.