Skema e pastrimit të parave, lihet në burg bashkëpunëtori i Taçit, Fabio Petruzzella

5 Dhjetor 2021, 13:56Kronika TEMA

Kontabilisti nga Palermo, Fabio Petruzzella, i arrestuar për ‘pastrim parash’ në çështjen ku është i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, do të mbetet në burg.

Ky ka qenë vendimi i gjykatës duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Palermos.

Kontabilisti u arrestua së bashku me Francesco Zummo, biznesmenon 90-vjeçar nga Palermo, i cili është i dyshuar dhe partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, i cili gjithashtu u akuzua për pastrim parash.

Petruzzella, krahu i djathtë i ndërtuesit, kishte rol kyç në këtë skemë, duke ei shpëtuar nga konfskimi, 19 milionë eurove të transferuara në një llogari bankare në Tiranë.

Në hetim është përfshirë edhe një grup shqiptarësh që dyshohet se kanë ndihmuar Zummo dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet e tyre financiare. Bëhet fjalë për 2 bashkëpunëtorët e ngushtë shqiptarë të Taçit, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të cilët janë kunati dhe ish-truproja e biznesmenit, të dy të lënë në burg. Vetë Taçi është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Bashkëpunëtori i tij italian Zummo u hetua gjithashtu nga gjyqtari Giovanni Falcone dhe u dënua në shkallën e parë me 5 vjet për ndihmë dhe nxitje dhe më pas u lirua në apel. Në vitin 2001 u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. Dhjetra të penduar e akuzuan atë se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme në institucione krediti jashtë vendit dhe veçanërisht në Zvicër.

Ndërkohë hetimet në lidhje me këtë skemë mashtrimi të pastrimit të parave janë zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.

3 komente në “Skema e pastrimit të parave, lihet në burg bashkëpunëtori i Taçit, Fabio Petruzzella”

  1. Franci says:

    Po Taci ?? Ku ndodhet Taci ??? Apo Taci eshte ne mbrojtje nga familja Berisha ?? Ku ndodhet Taci ??? Dhe perse nuk jepet sinjali sos Interpol ta sjellin te lidhur si gici per pjekje ….apo beni sikur e kerkoni ???
    Jane disa persona qe ju bastarde te politikes ju kane mberthyer prej koqesh , Taci , Llalla , Fullani etj etj
    Fullani sduhet ta shifte kurre driten e Diellit , jo vetem doli nga arestimi , por u demshperblye nga Shteti Shqiptar , nga buxheti i tij qe mbushet me taksat e popullit me te varfer ne Europe ….
    Menjehere sa doli nga burgu iu dhe demshperblimi Fast Track milona , kesaj i thone : une te qi tet eme dhe te bej te me thuash baba …….se mos inatosej dhe ju nxirte te palarat , ato borxhet qe keni mare ju pisa nga Banka Kombetare Shqiptare me interes 0……qe bete vilat , financuat zgjedhjet , blete aksione ne kompanite fitimprurese, blete kompanite , dhe tani zini barkun dhe qeshni me te tallurin , qeshni me idjotet qe edhe pse ju njofin ju vine nga mbrapa neper foltoret e turpit ….
    Taci pra , Taci miku i serbes Liri , i asaj bamireses qe pastronte me menyren e saj parate e pista me njolla gjaku te te shoqit , djalit dhe dhenderit …..vertet ku gjendet bamiresja ????? Zotrinj , mks beni sikur doni te vendosni drejtesi , edhe kaq sa ka ecur perpara fale ambasadores dhe amerikaneve ne pergjithesi , se te ishte per ju ….vaj me det …..

    1. Toni says:

      E si qenka ne mbrojte nga familja Berisha kur Berisha ka mbi 10 vite qe nuk eshte me ne pushtet .

  2. Toni says:

    E si qenka ne mbrojte nga familja Berisha kur Berisha ka mbi 10 vite qe nuk eshte me ne pushtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje