Vrau dhe futi në valixhe prindërit e ish-të dashurit, gati gjyqi për shqiptaren në Itali

4 Dhjetor 2021, 09:15Kronika TEMA

Pritet që të nisë në fillimin e vitit 2022 gjyqi ndaj shqiptares 36-vjeçare, Elona Kalesha, e cila akuzohet për vrasjen e çiftit Pasho në Itali. Kalesha dyshohet se i vrau prindërit e ish-të dashurit në vitin 2015.

Pasi i preu në copa kufomat, ajo i futi në valixhe dhe i hodhi në një autostradë. Trupat e pajetë të Shpëtim e Teuta Pashos u zbuluan 5 vite më vonë, në vitin 2020. Tashmë, autoritetet italiane kanë vendosur që të nisin gjyqin ndaj shqiptares dhe për këtë arsye seanca e parë dëgjimore është planifikuar të mbahet më 15 shkurt 2022.

Elona Kalesha ishte ish-e dashura e Taulant Pashës, djali i viktimave. Sipas akuzës, shqiptarja e ka kryer krimin për të ndaluar çiftin të tregonte të vërtetën se po priste një fëmijë me një person tjetër. Nën hetim përveç Kaleshës u vu edhe vëllai i Elonës dhe Taulant Pasho, por shumë shpejt hetimet zbuluan të vërtetën.

Sipas hetimeve, dyshimet janë që 36-vjeçarja nuk ka vepruar e vetme. Autoritetet nuk kanë gjetur gjurmë të Elonës në valixhet ku ndodheshin trupat e pajetë, apo në apartamentin ku dyshohet se u vra çifti Pasho. Por pavarësisht kësaj, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar tjetër në lidhje me këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje