Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Shullazin dhe grupin e tij

3 Dhjetor 2021, 15:54Kronika TEMA

Apeli i posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij.

GJKKO ka vendosur të dënojë në total me 54 vite burg 5 të akuzuarit për gjobëvënie dhe grupit kriminal. Vetë Shullazi është dënuar me 14 vite burg.

Të dënuarit e tjerë që janë akuzuar si pjesë e grupit të shullazit janë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit; Endrit Qyqja, Endrit Zela, të konsideruar anëtarë aktiv të bandës dhe Blerim Shullazin.

Apeli prej të paktën dy vitesh nuk ka arritur të nis gjykimin e 5 të pandehurve të dënuarve kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

1 komente në “Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Shullazin dhe grupin e tij”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Grupin paqësor
    egër e përndoqën
    po me biblotekën
    Ç’patën, që ia hoqën.
    .
    Libërdashës tjetri
    mjaft i edukuar
    dhe nuk e zë gjumi
    libra pa lexuar.
    .
    Na duhet Shullazi
    të vejë në Foltore
    kaq vite ka patur
    Sjellje shëmbullore.

    P.S.
    Katërmbëdhjetë vite
    për një kriminel
    drejtësi e Re
    ke Plepat ka ngel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje