Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin

2 Dhjetor 2021, 13:58Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ata akuzohen për ngjarjen e 11 tetorit 2017 në Lushnjë, ku në përpjekje për të eliminuar nipin e Aldo Bares, u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.

Në mars të këtij viti, Orges Bilbili u dënua me 5 vite burg, pasi u cilësua fajtor për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, të punonjësit të policisë në momentin e arrestimit të tij.

Më 10 prill 2020, teksa ishte në kërkim për akuzën e vrasjes, Orges Bilbili u plagos me armë zjarri nga një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Bilbili u qëllua pasi dyshohet se i drejtoi pistoletën policit që deshi ta ndalojë për t’i verifikuar lejen e lëvizjes në ditë karantine, pa ditur se kishte të bënte me një të kërkuar.

1 komente në “Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin”

  1. Arilda says:

    Ka vrare 7 vete deri tani, edhe dy burgime te perjetshme sdo i mjaftonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje