4 mijë euro për fitimin e gradës “Nënkomisar”, detaje nga arrestimi i pedagogut të Akademisë së Sigurisë

2 Dhjetor 2021, 12:51Kronika TEMA

Pedagogu i Akademisë së Sigurisë, Qetsor Gurra, u vu në pranga pasi akuzohet për korrupsion. SPAK, që ka vendosur edhe masën e sigurisë për këtë person, por edhe për një tjetër person, ka dhënë detaje mbi këtë çështje.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë bëhet e ditur se shtetasi me iniciale D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4000 euro për provimin në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit. Ndërkohë, Qetsor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm te punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Masa e sigurisë ndaj këtyre dy personave u zbatua këtë të enjte.

2 komente në “4 mijë euro për fitimin e gradës “Nënkomisar”, detaje nga arrestimi i pedagogut të Akademisë së Sigurisë”

  1. Ari says:

    Fillim te mbare!
    Vetem te ne, nder shqiptaret, blehen dijet!!!!????

  2. 1 says:

    Ky zoteria qe e quajne pedagog ne gjuhen popullore quhet mesues dhe per kete u krijua SPAK? Kete pune e bente dhe Llalla e sishte nevoja per spak qe te paguhej me roga milioneshe.Sic duket SPAK ka ngateruar rjeten e peshkimit ne vend te merte rjeten per te kapur peshkaqente ka mare koc qe ze sardele.dhe thone pastaj qe reforma eshte e sukseshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje