“Parajsa” e kriminelëve shqiptarë, me 30 mijë euro fitonin një identitet të ri në Greqi

1 Dhjetor 2021, 20:40Kronika TEMA

Të paktën 3 mijë emigrantë, shumica e të cilëve ishin shtetas nga Republika e Shqipërisë dhe kryesisht ata që kishin probleme me drejtësinë, kanë përfituar dokumente identifikimi false në Greqi, duke paguar nga 30 mijë euro për një emër dhe mbiemër të ri.

Kjo rezulton nga hetimet e agjencive ligjzbatuese të shtetit fqinj, të cilat orët e fundit identifikuan 34 policë të përfshirë në këtë skemë, 10 prej të cilëve janë arrestuar, disa noterë, avokatë, zyrtarë të pushtetit vendor, sekserë dhe shtetas të tjerë grekë.

Deri më tani janë konfiskuar 600 mijë euro, por nga muaji prill i vitit 2013 deri më nëntor të këtij viti fitimet e këtij qarku falsifikatorësh duket se i kalojnë 5 milionë euro.

Skema ishte e thjeshtë: Mjaftonte një deklarim i rremë për humbjen e dokumenteve të identitetit dhe më tej pjesëtarët e rrjetit lëshonin karta identiteti false për çdo emigrant të interesuar.

Me këtë dokument ata mund të merrnin pasaportë, të lëviznin lirisht në vendet e Shengenit, të merrnin patentë për drejtim mjeti, të drejtë qëndrimi apo dhe lejë pune.

2 komente në ““Parajsa” e kriminelëve shqiptarë, me 30 mijë euro fitonin një identitet të ri në Greqi”

  1. IB says:

    O bobo, ne Greqi ka korupsion ?

  2. Hajro Lula says:

    Greket e kulluar pra ,greket e ketij zoraxhiut te kishes, ketij “Pamukut ” dhe “sunitet nuk bejne shtet “qe na j nxjer helenet sikur jane te paster si kristali , e keni parasysh besoj se per ke e kam ???? Per kete zagarin e kishes , kete gabzerin e Janullatosit ,qe vjell vrer per shqipfaret dhe ngre ne qiell greket dhe kristianet , ke ???? Greket qe ske ku ti zeshe se te qelben duart …. kur ben bande te tille policia , vaj me det se cbehet me thelle , ne shoqerine helene ….nuk themi qe ska dhe ketu ne Shqiperi , edhe ketu ka , keto jane fenomene ku i ngjall dhe i rit fukaralleku dhe deshira per pasurim te padrejte dhe te shpejte , po te pakten ne s’hiqemi e piqemi se jemi europiane te klasit te pare….ky dallkauku idjot ne ben helenet zvicerane …..ptuuuu plera , hap syte o bajge dhe shiko se si sillen organet e policise , 30 e ca police ne valle, e pidh te semes cbehet …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje