Hetimet për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka: Bashkëshortja mohon konfliktet dhe borxhet

30 Nëntor 2021, 12:31Kronika TEMA

Ata kanë këqyrur edhe një herë me imtësi vendin në përpjekje për të gjetur ndonjë provë që do të ndihmonte në zbulimin e autorëve. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe bashkëshorten dhe vëllain e viktimës që ndodheshin bashkë me 64-vjecarin në momentin e ngjarjes.

Në dëshmitë e tyre ata kanë thënë se nuk kanë dëgjuar krisma duke bërë të mendohet e autorët kanë përdorur një armë silenciator. Në dëshminë e tyre familjarët thanë se nuk kanë pasur dijeni që Ujka të kishte pasur konflikte për shkak të detyrave që ka mbajtur apo borxhe të pashlyera.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18.15 të së hënës në lulishten Vasil Shanto. Autori e qëlloi viktimën nga pas dhe u largua pa lënë gjurmë. Hetuesit po këqyrin edhe kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar autorin.

64-vjeçari morri plagë në pjesën e kurrizit dhe u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, plumbat kishin prekur organet vitale dhe ai ndërroi jetë rreth 1 orë më pas.

Policia nuk ka ende një motiv për vrasjen, por burime nga grupi hetimor bën të ditur se dy janë pistat ku po punohet aktualisht, njëra ka të bëj me detyrat që ai ka mbajtur, ndërsa tjetra ka lidhje me aktivitetin e viktimës si ndërtues.

Pashko Ujka ka qene kryetar i komunës se Velipojës në vitet 2011-2015. Më parë ai qenë edhe deputet i Partisë Demokristiane në legjislaturën 2005-2009. Prej disa vitesh Ujka nuk ishte aktiv në jetën politike.

1 komente në “Hetimet për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka: Bashkëshortja mohon konfliktet dhe borxhet”

  1. Jorgo says:

    dihet lush te vret pas kraheve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje