Në hetimet për vdekjen e katër turistëve rusë në muajin tetor në një resort në Qerret të Kavajës do të marrë pjesë edhe ushtria. Burime për “A2 CNN” bëjnë të ditur se në hetime do të përfshihet Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pjesë aktive e forcave të armatosura.
Përfshirja e kësaj agjencia bëhet sepse ka laboratorin e specializuar, por edhe pajisjet që mund të detektojnë përdorimin e agjentëve biologjikë. Disa institucione të shëndetësisë, si Instituti i Sigurisë Ushqimore, sollën përgjigje negative sa i përket provave dhe akt-ekspertimeve të marra në hotelin ku humbën jetën 4 turistët rusë, të cilët ishin pjesë e një familjeje.
Nga raporti paraprak i hetimeve rezulton që katër viktimat janë asfiksuar, por mbetet e paqartë nga se. Përfshirja e ushtrisë tregon se pista e përdorimit të agjentëve biologjikë po ndiqet nga hetuesit shqiptarë.
Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë, më 15 tetor.
Sipas burimeve të A2 CNN, ish-puna e burrit si gjeneral ushtrie ka shtuar dyshimet se turistët mund të jenë helmuar nga agjentë biologjikë, ndërsa një tjetër pistë është ajo e asfiksimit nga rrjedhja e gazit. Bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, kishte punuar si mësuese, vajza e tyre Katya në një kompani private, ndërsa partneri i saj Nikita Belousov, në administratën shtetërore.
Nese krimi nuk zbulohet ne 24 oret e para, veshtiresia dhjetefishohet cdo dite qe kalon. Cfaredo perfundimi do te mbetet hipoteze.
Zbulimi i nje krimi nuk ka te beje fare me oret qe kalojne , mund te jene 24 ore 48 dhe keshtu me radhe …thjesht humbasin disa te dhena , zbulimi i nje krimi ka te beje me vullnetin e organeve dhe kembenguljen e tyre te zbulohet me cdo kusht dhe te mos arkivohet neper dosje dhe sirtare ….nje krim nuk zhduket kurre …thjesht humbet per disa kohe ndoshta dhe vite ama nje dite del ne siperfaqe me nje menyre ose ne tjetren ….
Gjithsesi vendosmeria e organeve eshte gjithe sekreti , vite me perpara ndoshta qendron kjo hipoteza JUAJ zoteri , tani teknologjia e kerkimit me metodiken e ADN , kamerat , aparatet e tjera shume te sofistikuara , pergjimet dhe agjentura e shtrenjte e vendosur mbas luftes se ftohte ne sherbim te organeve anti krim jane gjithmone nje hap me perpara se krimineli ….keshtu qe sot eshte gjithcka vendosmeria dhe deshira e zbulimit …..tung