Po luante me biçikletë, 17-vjeçarja rrëzohet dhe ndërron jetë

27 Nëntor 2021, 15:33Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Maknor, në Pezë. Policia sqaron se rreth orës 14:45 një 17-vjeçare është rrëzuar nga biçikleta dhe për fat të keq ka ndërruar jetë.

Ajo është dërguar menjëherë nga familjarët në spital, por ka marrë dëmtime të shumta dhe nuk ka mundur dot të jetojë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

3 komente në “Po luante me biçikletë, 17-vjeçarja rrëzohet dhe ndërron jetë”

  1. Tony says:

    Me shum duket aksident rrugor ashtu si esht ber bicikleta tregon qe noi mamun e ka perplas

  2. Me keqardhje te plote prinderore says:

    Eksperte !
    Shikoni gropen tek asfalti , demtimin e rrotes se pare dhe te gjurmeve qe ka lene rrota e bicikletes tek gropa dhe kuptohet se si bicikleta eshte perplasur tek gropa ndersa koka e vajzes per efekt te forces te shumefishte te inercise qe ka masa trupore e vajzes , ka mundesuar perplasjen e kokes tek asfalti dhe sigurisht qe keshtu vajza do te kete humbur jeten e saj te re .
    Atehere kush eshte fajtori-njeri qe vrau kete vajze ?!
    Bicikleta nuk mund te fajesohet si vrastare , as vajza nuk mund te fajesohet pervetevrasje , as gropa ne mes te rruges nuk mund te cdemtoje jeten e vajzes .
    Atehere ?!!!
    Ketu ne amerike nese dikush rreshqet apo demtohet ne truallin e dikujt tjeter atehere gjykata ja ngarkon zhdemtimin tek inshura e atij bisnesi qe e ka ne pronesi apo ne administrim , ndersa bisnesit i ritet cdo vit kuota e inshurences .
    Kapitalizmi ligjor eshte kush demton duhet ta zhdemtoje dhe jo ai kapitalizmi alla shqiptar vdis ti se fitoj une .
    Kompania apo institucioni i fshatit qe eshte pergjegjes ligjor per mirembajtjen e atyre gropave duhet te cdemtoje 100% familjen e vajzes , qe kjo gje te behet shembull i nje drejtesie ligjore .
    Po sikur kjo gje ti ndodhe neser ndonje turisti , atehere kush do ta paguaje turistin ?
    Arka e shtetit shqiptar ?!!!

  3. spartak says:

    Ndërroni fotografinë mër babë , se keni 10 vjet po me këtë fotografi .
    Biçikleta nuk bohet me atë derexhe prej rrëximit .
    Vija e bardhë majtas tregon se rruga është edhe njëherë aq e gjërë sa ajo ndërmjet vijës së mesit dhe vijëzimit anësor , që nuk është as çereku në Maknor .
    Të paktën të vërtetës ti shkohet deri në fund .
    GJYNAH për moshën e re , pa fillu jeta , të asaj vajze .
    Ngushëllime prindëve e të afërmëve dhe zoti ju ruajt mendjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje