Tentoi të kryente marrëdhënie me dhunë me një vajzë në Gjermani, 27-vjeçari arrestohet në Pukë

26 Nëntor 2021, 20:00Kronika TEMA

Një 27-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar në Pukë. Policia sqaron se i riu me iniciale K.D., i cili kërkohej për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

I riu akuzohet se në datën 17 Gusht 2019, në Gjermani ka sulmuar në vajzë e cila ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe 27-vjeçari ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj.

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32 vjeçarja, autori i veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga Policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.

3 komente në “Tentoi të kryente marrëdhënie me dhunë me një vajzë në Gjermani, 27-vjeçari arrestohet në Pukë”

  1. Taulant says:

    hajde mer shpellar se ta rjepin mire lekuren atje ne gjermani. kafshe parahistorike tamam pellazg! Autoktone keni ngelur hahahahahahahaha!

  2. american16al says:

    Sa mire, ta kuptojne kafshet qe seksi nuk urdherohet por dhurohet, primitiviteti i ketyre kafsheve nuk te habit sepse ne Shqiperi nuk ka ligj qe dhuna seksuale e cfare do nature edhe atyre qe ndjekin nga pas femren te jete e regjistruar ne profilin e cdo personi qe identitifikohet per te dhe te jete objekt i policise per survejim.

  3. shqiptar tirone says:

    Ky paska sulmuar nje “vajze”, e cila me poshte citohet si nje 32 vjeçare(!?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje