Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një 32-vjeçare u hodh nga pallati bashkë me djalin e saj 1 vjeç, dhe për pasojë humbën jetën.
Një banore e pallatit ku ndodhi ngjarja, deklaroi se e reja e cila i dha fund jetës së saj bashkë me fëmijën 1-vjeç ishte e divorcuar dhe jetontë në Tiranë.
“Ajo jetonte në Tiranë. I ati dhe nëna ishte këtu. Ishte e martuar në Tiranë. Se kishim parë. Ishte e divorucar. Kishte vetëm këtë fëmijë. Ishte hera e parë që e pamë.
Ajo ndoshta u hodh këtu për mos t’ju bërë barrë babait dhe u hodh këtu. Ajo ishte farmaciste në Tiranë, Atje punonte.
Babain e ka mjek, është në pension tani. S’dimë asgjë. I njohim vetëm babain.”, tha gruaja.