Zjarr në ambientet e spitalit Covid3, zbardhen detajet e para

27 Nëntor 2021, 11:39Kronika TEMA

Një zjarr masiv ka rënë në katin e tretë të spitalit Covid3 në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë në zyrat e administratës dhe paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një prizë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Po ashtu mësohet se nga flakët nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Në këtë godinë nuk ka pacientë, pasi spitali është boshatisur disa muaj më parë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje