Milot-Thumanë, pikë e zezë aksidentesh

28 Nëntor 2021, 17:31Kronika TEMA

Shenjat e aksidenteve në autostradën Milot – Thumanë janë të dukshme përgjatë gjithë rrugës. Megjithatë rreziku vijon të mos konsiderohet nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

“Janë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë shpejtësinë e lejuar e ndërsa këmbësoret nuk respektojnë mbikalimet e vendosura posaçërisht për ta”.

Mjaftojnë pak minuta vëzhgim, për të parë sesi përdoruesit e rrugës e rrezikojnë hapur jetën duke kaluar autostradën përmes kangjellave, në një kohë që mbikalimi ndodhet fare pranë.

Një rrezik më vete mbetet edhe përfundimi i autostradës në Milot, ku nga katër korsi, rruga ngushtohet në dy korsi.

“Përfundimi i autostradës në Milot si sinjalistikë të vetme ka disa goma makine apo fuçie që kohët e fundit janë kthyer në burim aksidenti”, raportoi gazetarja.

Ata thonë se situata bëhet më e vështirë gjatë natës, në mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit të nevojshëm.

1 komente në “Milot-Thumanë, pikë e zezë aksidentesh”

  1. taku says:

    Turp!
    Faji i Shtetit qe nuk e ka perfunduar kete rruge 15 vjet, copa-copa , perdite aksidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje