Policia Rrugore e Tiranës vijon punën për disiplinimin e mënyrës së sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe përdorimit të rrugës në kryeqytet.
Ajo ka vendosur mijëra gjoba.
Njoftimi i Policisë
Krahas trafikut të ngarkuar, një nga shkaqet për situatën e rënduar në disa rrugë urbane kryesore dhe dytësore, janë edhe parkimet në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shkelje të cilat manifestojnë jo vetëm paligjshmëri, por edhe papërgjshmëri në raport me respektimin e rregullave të bashkëjetesës në një komunitet.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Tiranë në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në varësi të DVP Tiranë janë angazhuar maksimalisht që rregullat e vendosura me Ligj, të zbatohen nga të gjithë, me qëllim krijimin e një mjedisi të qetë dhe rrugë më të sigurta e të disiplinuara për të gjitha kategoritë e përdoruesve të saj.
Përgjatë kësaj jave si rezultat i kontrollit të përbashkët dhe koordinimit të veprimeve edhe me Policinë Bashkiake, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe eleminimin e pengesave që sjellin trafikun e rënduar në rrugët e kryeqytetit, nga Policia Rrugore e DVP Tiranë janë ndëshkuar me masa administrative për parkime të gabuara 3146 automjete të ndryshme.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Tiranë në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në varësi të DVP Tiranë, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos parkojnë mbi trotuar, në vija të bardha, në rresht të dytë, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe të automjeteve , pasi do përballen me sanksionet administrative që parashikon Kodi Rrugor.
Nisur dhe nga fakti se në rrugë ka prezencë të lagështirës për shkak të motit me shi, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor pasi të gjitha rrugët monitorohen nga patrullat e policisë rrugore duke përdorur radarë, makinën inteligjente, dronë, kamera dhe aparate fotografikë si dhe ftohen qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri në rrugë.
Paskam dale paret e uniformave te dimrit per policine!
Banditat me uniforme ! per veç gjobave , u bone dhe milionere! me parate qe marin me provokime, dhe presione qe i bojne shoferave. Jo 100 dit qe kryeministri tha qe policia,do te ndryshoje !por me kete polic hajdute qe ke,as 1000 dit ska per tu bo zoti kryeminister.
Bandat e ligjshme antishqiptare ne sherbim te parkimeve private qe nuk presin asnje fature tatimore.shqiptaret duhet te protestojne per kete zhvatje te djerses duke mbushur cdo rrugice lagjeje me tabela mosparkimi.Reagim Tani per kete mafje qe po i merr frymen ketij populli dhe qe nuk paguan asnje cent taksa
pa tjeter ku do dalin leket qe do u japin pleqve pervitin e ri ,,policia perpara se te veri gjoba duhet te heqi te gjitha makinat qe jan per te shitur i ven rrugeve se spaguajn dot parkingun te tregu dhe njerzit qe kan pune kane halle duan te blejn ilaçe ose pun te tjera paguajn gjoba se skan ku te parkojn makinat pasi te gjitha rruget jan te zena me makinat e matrapazve qe shesin makina dhe thon qe policat marin perqindje qe ti lejojn ato,,
Shtet legen,shtet sharlatanesh…si nuk ju vjen turp qe dilni ne rruge me tendenca per te vene gjoba?me pare duhet ti krijoni kushte shqiptareve pra rruge te shtruara dhe me planimetri te rregullt si dhe vendparkime per te gjithe..mua me ndaluan ne Gjirokaster perpara nja 2 muajsh sepse Isha me 110km/ore kur tabela tregonte 80 km/ore..ky ishte aksi Gjirokaster Kakavije dhe te gjithe ne emigrantet nxitojme pak pasi jemi per rruge te gjate,nejse e pranoj qe bera shkelje te rregullores por policies rrugor mbasi me kontrolloi documentation me lexoi ligjin I cili parashikonte bllokimin e mjetit…un I thashe qe te mos ma lexonte ligjin sepse Isha per rruge te gjate me gruan dhe dy femije te vegjel ne makine..I premtova para dhe me tha Ok do te ve gjobe te vogel por edhe ti do te japesh dicka per ne ok? Ok I thashe…keshtu qe paguajta 50 euro dhe ika..vec me la shije te hidhur fakti jo pse u gjobita por menyra sesi u gjobita pasi kalova dy posblloqe policie dhe rashe ne gracken e postbllokut te trete Brenda pak kilometrave sepse mendova qe nuk do te ndeshesha me patrulle tjeter…pra menyra sesi keta dalin ne rruge eshte e paster per para dhe jo per te ruajtur qarkullimin normal te automjeteve.. un kam 25 vjet me patente kam edhe patente per te drejtuar taksi dhe e kuptoj kur shkel rregullat e qarkullimit. .ne athine me ka ndodhur 1 apo 2 here te me qendrojne per kontroll ne keto 25 vjet qe ngas makine ndersa ne shqiperi me qendrojne vit per vit,pothuaj se ghithmone qe vij..mendoj se cdo shofer e shkel pak me teper gazin sidomos kur gjendesh ne autostrade apo rruge kombetare (jo ne qendra te babuara) dhe natyrisht kur ke nje mjet te shpejte..nuk e di..nuk e kuptoj dot kete policine rrugore ne shqiperi..e shikon perselargu policin fodull me tabelen ne dore gati per ta ngritur..ky eshte shantazh I hapur kundrejt shoferave more zoterinj..me target e huaja ata e kane shume me te lehte ngritjen e tabeles ,keto kamerat qe kane vene jane sa per sy e faqe sepse polici te merr vecante kur te merr parate..hajde se ne emigranteve nuk na ben pershtypje se paguam 50 apo 100euro po ata vendalinjte ku do ti gjejne ato para per tia dhene policit te qarkullimit??sepse nuk eshte nje here apo dy here,ata ate pune kane,ne cdo qytet cdo bande policie eshte e pavarur dhe nuk I intereson sa gjoba ke ngrene apo ku I ke ngrene?ai do parate e ‘tija’..