Zarfe me para në këmbim të votës në Dibër: Dënohen me burg dy eksponentët e LSI

1 Dhjetor 2021, 16:12Kronika TEMA

GJKKO ka dënuar me nga 1 vit burg Albjon Çeku dhe Denis Xholin,të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Dy të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, u kapën me lekë dhe fletë votimi në Dibër.

Kujtojmë se dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, u kapën 3 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Maqellarë të Dibrës nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, të cilët thirrën policinë.

Më pas efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë dhe formular për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit, si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

2 komente në “Zarfe me para në këmbim të votës në Dibër: Dënohen me burg dy eksponentët e LSI”

  1. Dauti says:

    Ouuuu po leshelija e like debilit dhe munika baxhelles qaheshin per manipulime, si ndodhi keshtu?

  2. Jon says:

    Besoj se deri per Krishtlindje, do kemi prerje duarsh ne Sheshin Skenderbej. Nuk dijme akoma proceduren qe do ndjeke Presidenti, me hanxhar, sharre apo sopate. Shpresojme qe procedura te realizohet pa anestezi, qe personat ta kuptojne gabimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje