Mbushi makinën plot me emigrantë, 21-vjeçari nga Tirana kapet në Kukës

1 Dhjetor 2021, 11:53Kronika TEMA

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Tirana, i cili është kapur duke trafikuar disa emigrantë të paligjshëm.

Autoritetet në një njoftim për mediat sqarojnë se në pranga ka rënë i riu me iniciale A. Gj., i cili kap duke transportuar me një automjet tip “Honday”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Blutë e Kukësit ka publikuar dhe një video ku shihet se mjeti i të riut është i mbushur plotë me emigrantë.

Tashmë 21-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje