Akuzohet për falsifikim të vulave, GJKKO rikthen dosjen në SPAK për kryebashkiakun e Mallakastrës

3 Dhjetor 2021, 14:14Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për kalimin e për gjykim të çështjes ndaj krebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Isamailaj.

GJKKO riktheu dosjen për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë.

Ismailaj u kallëzua më 3 gusht në SPAK nga Partia Demokratike. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili me anë të padisë së dorëzuar i kërkonte SPAK të merrte nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje