Rasti i rrallë klinik i Qendrës Spitalore të Burgjeve botohet në revistën e njohur botërore

3 Dhjetor 2021, 22:06Kronika TEMA

Një rast i rrallë klinik i diagnostikuar dhe i trajtuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve do të publikohet në datë 13 dhjetor në revistën e revistën e njohur mjekësore ‘International Journal of Clinical Studies & Medical Case Reports IJCMCR”.

Në këtë revistë botohen kryesisht raste të rralla klinike dhe i tillë është edhe ky i Qendrës Spitalore të Burgjeve si dhe ku shumë mjekë nga e gjithë bota dërgojnë rastet e tyre dhe përzgjidhen vetëm ato që janë të vlefshme.

Ky rast  është studiuar nga revista u vlerësua si rast klinik i denjë për t’u publikuar për shkak të incidencës së ulët që ka në popullsi për t’u shfaqur.

Rasti studimor klinik i pacientit F.P. i cili u hospitalizua pranë QSB për shkak të dhembjeve abdominale persistente dhe që me ekzaminime  Imazherike dhe laboratorike në fillim nuk paraqiti asnjë të dhënë sinjifikative.

Rasti klinik u vlerësua si një ndër format më të rralla të Limfomave jo Hodginiane gastrike, vetëm 5% të totalit të formave të ndryshme të limfomave. Kjo formë është akoma më e rrallë në moshat e reja, vetëm 0.9% të totalit të rasteve.

Më poshtë mund të lexoni edhe mbi rastin e rrallë klinik:

Rasti rrallë klinik i Qendrës Spitalore të Burgjeve

Rasti është pranuar dhe më datë 13 bëhet i aksesueshëm për të gjithë – ndërsa tani është i aksesueshëm vetëm për ata që janë të regjistruar në këtë link: https://ijclinmedcasereports.com/

 

 

2 komente në “Rasti i rrallë klinik i Qendrës Spitalore të Burgjeve botohet në revistën e njohur botërore”

  1. p says:

    Mjaft se na velet me keto lloj “lajmesh”/”habitjesh”!! Shkoni dhe hapni kartelat e te semureve ne Onkologji dhe do te gjeni, jo nje, por dhjetra raste me limfoma abdominale NHL (te zorreve, stomakut, limfonoduleve), te diagnostikuara neper spitalet kirurgjikale te Tiranes, dhe trajtuara me pas ne kete insitucion deri ne 1990; me mbrapa nuk mund te them se nuk e di, por ja qe vazhdoka “cudia” me kete rastin rishtas. Pyesni, po ate pediaterin e degjuar, qe e hapen para disa vitesh me dyshimin per kancer stomaku dhe u doli limfome………; po ate pacienten e re te shtrur para 4 4 vjetsh ne g-e, qe e mbanin, po ashtu per kancer stomaku dhe doli me pas me lymfome stomaku ne nje klinike jashte vendit……. Eshte shume mire qe rastin ta botojne, biles une do te sugjeroja qe studimi te thellohej dhe t’i hidhnin nje sy edhe rasteve te tjera dhe t’i shtonin ne “case report” e ta benin “case report with review….” per Shqiperine. Ajo qe te jep nakati eshte menyren se si jepet lajmi…., me tej, nuk e di nese ky lajm duhet dhene, po kjo eshte histori tjeter, HISTORI KAZANI…..

    1. Redaktori says:

      Ka shume te ngjare qe keni te drejte per sa shkruani, zoti “P”.
      Por se paku, ju keni meriten qe e kuptuat se behet fjale per nje kuriozitet mjeksor qe ka ngjare ne Shqiperi.
      Une, ndersa e lexoja lajmin nga fillimi ne fund, pyesja veten se ne cilin vend te perparuar ne mjeksi ka ndodhur ky diagnostikim i rralle dhe kush ishin pjestaret e ekipit te mjekeve e specialisteve qe u morren me ceshtjen.
      Nuk permendej fare Shqiperia, deri ne fjalen e fundit te njoftimit.
      Me siguri, gazetari qe ka formuluar lajmin duhet te jete specializuar ne ndonje institut te shquar boteror qe trajnon formatet dhe permbajtjen bashkekohore te paraqitjes per publikun te nje lajmi, i vertete apo i rreme qofte ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje